30.1 C
Berne
mercredi 17/06/2026

Në prag te pushimeve verore / Cfare i afron diaspora Kosovës e cfare Kosova diasporës?

Gjenevë, 17 qershor -Mërgimitaret po shtrojgojne gomat, po rregollojne veturn për udhet e gajte 2.000 km. për pushime ne vendllje. Diaspora shqiptare sa herë vjen ne Kosovë, ne vendlindje nuk sjell vetëm gezime ne familjet tona apo chokolada dhe dhurata tjera, por edhe bereqet, per shembull sjellë para për ta zhvilluar ekonominë, buxhetin, sjell besa edhe një cop Zvicer, dmth një cop demokraci dhe tolerancë, sepse jemi ketu ne vende evropiane demokratike, ku funksionon shteti juridik, per cka Kosova dhe vendet tjera te ballkanit kane nevoj, shkruan gazeta zviceraje në shqip LeCanton27.ch

Por tash shtrohet pyetja, se cfare Kosova i ofron diaspores ?

Po, i ofron gjithecka, te gjitha te mirat, jo vetem Kosova si rajon por edhe shteti, por edhe perendia me ato bukuri qe ja ka fal i lumi Zot per t’i shfrytëzuar, jo vetem ne, por edhe te huajt, turistët keta nga mbare bota…

Pra kemi nje turizëm malor me ajer te paster, ku kemi nevoje per qetesi larg qytetit, te pushojme veshët dhe sytë në Rugovë, Brezovicë, në Sharr etj… ku interesimi po rritet vazhdimisht gjatë sezonit veror për shkak diaspores

Pastaj kemi Qytete me atmosferë verore si Prizreni, Peja, Gjakova, në Prakazin legjendar të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorët, sidomos për fëmjët tanë, për t’i treguar për historine tonë te lavdishme, kulturën, gastronominë me specialitetet tona, qe shume vende, popuj na e kane zili, si thone lire e mirë…

Sipas nje zondazhi nderkombëtar, rrespektivisht Platforma onllajnë Hellosaf që ofron të dhëna për 40 vende ne evropë, thuhet se Kosova eshte më e preferuar per turistët perveq sigurisë edhe për mikëpritëse, lirë e mirë…Vetëm 42 € dita

Pastaj mos ta harrojme Mitrovicen e Isa Boletinit, me dal me shetit andej e këndej qe per disa vite nuk kishte shkelur kemba e shqiptarit, qe nuk na lenin rehat serbet me barrikada, me zhurëm, protestat nga banda kriminale serbe dhe ato ruse Wagner…

T’mos e harroje liqenin e Ujmanit, pastaj dy urat binjake me dal aty pari me shetit me hanger nga nje akollore, mu fresku me knaq me bashkëkombasit tanë…

Përveq kesaj kemi edhe Evenmente tjera kulturore psh. Festivale që po krijojnë identitet ndërkombëtar, si Sonny Hill Festival qe do mbahet ne fundin e korrikut në Prishtinë duke sjellur emrat, yjet e njohur të muzikës botërore.

– Aktivitete në natyrë si „Peja Outdoor Festival“, i cili kombinon sportet malore, muzikën dhe kulturën lokale dhe ka tërhequr dhjetëra mijëra pjesëmarrës.

– Festivale tradicionale si „Hardh Fest“ që lidhin verën me verërat, rrushin dhe kulturën vendore.

– Mërgimtaret sotëm nuk kërkojnë vetëm të vizitojnë familjen. Ata kërkojnë qytete të mirëmbajtura, pastërti, ishalla nuk e gjejme qato berlloqe ne Prishinë, pastaj kekrojne transport funksional, hapësira rekreative për fëmijë, ngjarje kulturore, muze modernë, aplikacione turistike, shërbime cilësore, arsye keto për të qëndruar më gjatë ne pushime..
Shpesh diaspora e përshkruan verën në Kosovë si periudhën kur vendi « dyfishon popullsinë » dhe gjallërohet nga aktivitetet sociale e kulturore.

Prandaj lind pyetja thelbësore: A do të vazhdojë Kosova t’i shohë mërgimtarët vetëm si konsumatorë sezonalë, apo do t’i trajtojë si partnerë afatgjatë të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe turistik të vendit?

Nëse arrin t’u ofrojë përvoja cilësore, jo vetëm mallë për vendlindjen, atëherë çdo verë mund të kthehet në një mundësi të madhe për investime dhe zhvillimin e Kosovën.
Mund të themi se DIASPORA dhe KOSOVA janë dy shtete që po ndihmojne njëra tjetrën. Pra, Nafta jonë është diaspora kosovare! Kur presidenjta e Zvicres znj. Sutter më pat thënë gjate nje konference shtypi në Bernë, se Zvicra nuk mund te paramendohet pa diasporën shqiptare, Po Kosova? Hiq e me hiq, nuk mund te paramendohet pa diasporën, apo ?

Prandaj, për fund kam nje porosi, lutje nga koleget tane dhe analistët të ken kujdes me gjuhën ndaj mergimtarëve, diaspores sone qe nuk e meritojne ata fyerje!

Une mendoj se ata qe jane kunder diaspores janë kunder UCK-së dhe zhvllimit të Kosovës!
Pse e thash se jane kunder UCK-së, sepse mu nga kjo diaspore kane dalur kreret e UCK-së Hashim Thaci, Agim Ramadani, Kadri Veseli, kolonel Ahmet Krasniqi, Haradinaj, Tahir Zemaj, pastaj Rexhep Selim, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi e qindra ushtare te tjere qe disa nuk i kemi sot në mesin tonë..…Pra, te gjith këta ishin dispore, të gjithe keta e kërkuan bukën e gurbetit dhe erën e barutit!

Derniers articles