5.8 C
Berne
jeudi 23/04/2026

Ambasadori shqiptar ne Britani para se ta drejtojë gishtin kah Londra, duhet drejtuar së pari nga Tirana, nga Edi Rama që Shqipërinë e ka shndërruar në një « fabrikë » që po prodhon kriminelë

Bernë, 23 prill – Daily Telegraph në vitin 2024 ka shkruar se çdo i 50-ti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ishte në burg. Kjo nuk është aq për t’u çuditur kur Shqipëria, për Interpolin, Europolin dhe OKB-në në antidrogë, vazhdon të jetë një “vrimë e zezë” në Evropë, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Uran Ferizi, sot permes gazetes tjeter The Gardian ka kritikuar sekretaren e Brendshme Shabana Mahmood për komentet në parlament, ku ajo veçoi shqiptarët kur diskutoi problemet me emigracionin. Po ashtu, edhe në Zvicër, si në parlament ashtu edhe në mediat zvicerane, shpesh flitet për shqiptarët në burgje dhe bandat kriminale për trafik droge.

Sa shqiptarë janë në burgje në Evropë? Mbi 14.000 eshte shifra që po qarkullojnë në mediat zvicerane dhe evropiane plus 5000 n Shqiperi= 19.000

E themi këtë sepse nuk kalon ditë apo javë pa u folur apo shkruar për shqiptarët, qoftë në Shqipëri, në Britaninë e Madhe, në Zvicër dhe në vendet e BE-së, për kontrabandë droge nga 1 kg deri në 100 kg apo qindra kilogramë, madje edhe deri në 2 tonë, siç ka ndodhur shpesh në Shqipëri dhe në Perëndim. Madje ka pasur edhe vrasje dhe larje hesapesh mes bandave kriminale të trafikut të drogës.

Nëse në Shqipërinë e vogël kemi çdo të 480 banorë në burg (rreth 5.000 të burgosur), atëherë si mund ta kritikosh, për shembull, Britaninë apo Zvicrën që, në dallim nga komunitetet e tjera, kryesojnë për nga numri i të burgosurve shqiptarë?!

Siç thonë: “mos u bëfsh me ta ba muhabetin”. Prandaj, ambasadori shqiptar në Britani, para se të drejtojë gishtin kah Londra, duhet ta drejtojë së pari nga Tirana, nga Edi Rama, i cili Shqipërinë e ka shndërruar në një “fabrikë” që po prodhon kriminelë.

Shifra e gazetës britanike se në atë vend çdo i 50-ti shqiptar qenka në burg është shumë e ulët, në krahasim me Zvicrën, ku çdo i 25-ti shqiptar nga Shqipëria është në burg. Ata nga Kosova: çdo i 735-ti ndodhet në burgjet zvicerane, kurse çdo i 200-ti serb është i burgosur në 89 burgjet zvicerane.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave ka deklaruar sot për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch se në 89 burgjet zvicerane gjenden 144 persona nga Serbia (35.934 serbë në Zvicër), 147 persona nga Shqipëria (3.680 shqiptarë në Zvicër) dhe 204 nga Kosova (rreth 150.000 kosovarë).

 Ferizi, përvoja e parë e të cilit në Britani ishte si adoleshent emigrant i paligjshëm, përpara se të studionte matematikë në Universitetin e Oksfordit katër vjet më vonë, përdori një letër drejtuar Guardian për të ngritur çështjen e asaj që ai e karakterizoi si raportim i gabuar i statistikave në Telegraph dhe media të tjera lidhur me shkallën e përfshirjes së shqiptarëve në krimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai gjithashtu e zgjeroi kritikën, duke iu referuar në mënyrë indirekte edhe komenteve të politikanëve me prejardhje të huaj, përfshirë Mahmood, Suella Braverman dhe të tjerë.

Ambasadori e krahasoi “fajësimin” e shqiptarëve me përvojën e grupeve të mëparshme të emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas autoriteteve britanike, “aktualisht ka 700 familje shqiptare që kanë bërë kërkesa për azil, të cilat janë refuzuar”. Kështu flitet edhe në Francë e Belgjikë, ku shqiptarët përmenden ndër azilkërkuesit më të shumtë, edhe pse këto shifra janë të krahasueshme me vendet që janë në luftë.

Ambasadori shqiptar, për këto “shifra të zeza”, a e ka pyetur ndonjëherë kryeministrin e tij pse ikin shqiptarët nga Shqipëria? Apo pse mbi 500 femra shqiptare martohen me serbë në Serbi? Si është e mundur që një vend kaq i vogël, brenda dy dekadave të fundit, të jetë braktisur nga mbi 1 milion njerëz? Edhe pse për Zvicrën dhe vendet e BE-së Shqipëria konsiderohet si “vend i sigurt”. Si është e mundur që një “vend i sigurt” të mbushë burgjet e Evropës me shqiptarë?

Sipas gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch, sot në burgjet e Zvicrës ndodhen 147 shqiptarë nga Shqipëria, në Itali rreth 4.000, në Gjermani 1.500, në Francë 900, në Belgjikë 600, në Austri 500 dhe vedne ttjra te BE-së…si në Shqipëri rreth 5.000. Bazuar nga keto shfra, del se në burgjet verpiane sot gejnden  mbi 15.000 shqiptare, kryesidht te rinj, eshte kjo shifra që po qarkullonë në mediat zvicerane dhe evropiane plus 5000 në Shqiperi = 20.000

Prandaj, siç u tha më lart, Edi Rama e ka shndërruar Shqipërinë në një “fabrikë” që po prodhon kriminelë. Dhe me të drejtë, një gazetë franceze Le Monde ditë më parë pyeti: udhëheqësi pohon se Shqipëria, e cila ka nisur negociatat me Brukselin në mesin e tetorit, do të jetë “gati në vitin 2028” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, pavarësisht shqetësimeve për mafian e saj të fuqishme. (Le Monde: Le dirigeant affirme que l’Albanie, qui a commencé les négociations avec Bruxelles mi-octobre, sera « prête en 2028 » à entrer dans l’Union européenne, malgré les inquiétudes que suscite sa puissante mafia.) ka shkruar ne fundit gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Derniers articles