10.7 C
Berne
mercredi 8/04/2026

Imami Mehas Alija: Ju gazetarët bëni punën e juaj ne tonën. Radikalizimi dhe ekstremizmi nuk kanë vend midis shqiptarëve në Zvicër

Xhami e kishë ballë perballë, shembull e tolerances dhe bashkejetesës nderfetare në Zvicer (Photo: LeCanton27.ch)  

Bernë, 08 prill -« Shqiptarët Planifikojnë ndërtimin e një xhamie prej disa miliona frangash në St. Gallen.. » eshte ky titulli i gazetes zvicerane Blick e cila ka shkruar ditë më parë se « Një shoqatë e shqiptarëve muslimanë po mbledh donacione për një xhami të re me një projekt gjigant, që mund të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. » të cilen shifer e mohojne krerët e Komunitetit Muslimanë Shqiptarë në Zvicër, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch.

Ne Zvicer sot kemi mbi një mijë milionerë dhe mbi 10.000 kompani, firma qe drejtohen nga patronë shqiptare…

Keshtu Mehas Alija kryetar i KMSHZ  per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka deklaruar se projekti ne fjalë mund te kushtoje ndoshta deri 10 milionë, nje pjesë nga kontributet e xhematit (besimtareve) por nje pjesë tjetër jo me para te gatshme, por me ndihmesa te afarative, te sipermarresve tane te cilet na kane premtuar se do te na ndihmojne gratis ndetimine  xhamise, ndokush ne vënin e e themelit, tjeter kush muret, ngjyrosjen,  disa tjere dyert dhe dritaret, tjeter kush rrymen, me ndriqmin, ujin, tepijat, llambat e keshtu me radhe…Por ne presim mbeshtje edhe nga biznesme, e shoqata tona shqiptare, sepse siq e e dini sot ne Zvicer kemi mbi një mijë milionerë shqiptare, biznesmen këta te suksesshëm.. »

Sipas LeCanton27.ch sot mijëra kompani në Zvicër drejtohen nga persona (patronë) shqiptarë, qe numri i tyre arrine mbi 10. 000 kompani

Imam Alija be vazhdim ka pohuar se « planet e xhamisë janë në një fazë fillestare, madje një kërkesë e tille per ndërtim ende nuk ju kemi dorëzuar autoriteteve, meqe aktualisht jemi duke marrur vetem me parcelen,  duke e paguar gradualisht fal kontributeve vetiake, vullnetare te beismtareve tanë.. »

Sipas deklaratave te zyrtarëve të xhamisë, ndërtesa prej 1,000 metrash katrorë pritet të kushtojë rreth 5-6 milionë franga zvicerane plus toka 5 milionë. Kjo ka të ngjarë ta bëjë një nga xhamite më të mëdha në Zvicër.

Salla madhështore e lutjeve do të ofrojë hapësirë për qindra besimtarë. Përveç kësaj, ndërtesa është planifikuar të përfshijë hapësirë, dhoma per falje, foshnjore, salla leximi per kurse per nxesit te moshave te nydrshme per te mësuar gjuhet qe fliten ne Zvicer, pastaj biblioteka me  lirterature shqiptare  dhe zvcerane qe do te nihmoje integrimine te rinjve tane.. Pastaj salla tjera për pritje për kafe për mysafirët, e cila do të jetë e hapur jo vetem për shqiptaret, por per te gjithe qytetaret Zvicerane dhe te huaj tjere…

Mehas Alija kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër djenë Facebook e tij ka shkruar: « Ndihmoni vëllezër e motra ta bëjmë xhaminë. Gazetarët le ta bëjnë punën e tyre, ndërsa ne tonën. Allahu ju bekoftë të gjithëve!.. »

Gazeta zvicerane Blick ka mesuar, se Komuniteti muslianë Shqiptar ka kohë që mbledh donacione për projektin, si përmes faqeve të internetit ashtu edhe në aktivitete për mbledhje fondesh.

Një aktivitet i tille qe organizuar në Gossau, St. Gallen, në vitin e kaluar u mblodhi mbi 3 milionë CHF. Një donacion i madh thuhet se erdhi nga një ish-president i Bashkësisë Islamike në Zvicër, i cili thuhet se ka dhuruar 50,000 franga zvicerane.

Sa i perket donacioneve për xhami dhe kisha tek shqiparet kurre nuk ka munguar solidariteti. Madje kemi raste  qe per xhami kane dhuruar perveq shqiptareve msulimanë edhe vëllezirt tane shqiptare te besimit katolik por edhe zvicerane te cilet kane vlerësuar keto shtëpi te Zotit.

Toleranca nderfetare dhe solidariteti mes shqipaterve muslimane dhe kristian jane dëshmuar disa here. Per shembll nje shqiptar muslimanë, biznesmen i njour ne Amerike Jim Xhema nga Lugina e Presheves (Serbi)  par ca vitesh dhuroi 100 mije dollarë per nje kishe (katedrale) ne Prishtne, kurse vellezrit Gojcaj shqpptare katolik nga Tuzi (Mal i Zi)  ne New York ka dhuruar 50 mije dollare për nje xhami te shqiptareve.

Gazeta LeCanton27.ch duke ju referuar shifrave zyrtare nga Zyra Federeale e Statistikave, ne Zvicer jetojne dhe veprojne rreth 500 mije musliman (5.%) me 300 xhami ne gjitha kantonet e territorit helvetik, ku pjesa dermuese (me rreth 85 xhami) jane shqiptare nga Kosova, Maqedonia apo Lugina e Presheves dhe Shqiperia.

Autoritetet zvicerane a kane probleme me radikalizmin e shqiptareve?

Autoritetet zvicerane monitorojnë radikalizimin islamik, si në gjithë Evropën. Por disa gjëra janë të rëndësishme: Rastet e ekstremizmit ketu ne Zvicerr janë shumë të rralla dhe të izoluara. Shpesh përfshijnë individë të veçantë dhe jo nje komunitetet në përgjithësi. Madje edhe vetë komunitetet myslimane dhe imamët punojnë për parandalimin e radikalizimit.

Ka pasur disa raste individuale ku persona janë akuzuar për mbështetje të ideologjive ekstremiste ose për lidhje me grupe si ISIS.

Por këto raste konsiderohen shumë të pakta dhe nuk përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve. Shqiptarët në Zvicër kanë një imazh relativisht të mirë sot, sidomos krahasuar me vitet 1990–2000.

Mbi 300.000 shqiptare sot jetojne de jure ne Zvicer, kruse de fakto rreth 400 000 njerez me origjinë shqiptare qe vijne nag viset e ndyrshme të ballanit nga Kosova, Shqipëria, Maqedenia e Veriut, Lugina e Preshves, Mali i Zi etj.. Shumë shqiptarë sot janë biznesmenë, profesionistë, futbollistë dhe politikanë lokalë, gjë që ka përmirësuar imazhin e tyre në shoqërinë zvicerane.

Shumë imamë dhe organizata islame shqiptare në Zvicër thonë se komuniteti shqiptar është relativisht i hapur dhe i integruar në shoqërinë zvicerane.

Imami Mehas Alija: Radikalizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend midis shqiptarëve

Autoritetet dhe politikanët zviceranë shpesh kanë thënë se komuniteti shqiptar është i integruar dhe shumë aktiv në ekonomi, sport dhe shoqëri. Prandaj, ne biseden fundit qe kisha vitin e kaluar me presidenten e Zvicres znj.Sutter na deklaroi se « Zvicra nuk mund te paramendohet pa shqiptaret !.. », sepse shqiptaret  jane shembul integrimi dhe suksesi te cilet po i ndimojne ne ngritjen e imazhit të Zvicres (me futboll) por edhe ndertimit dhe zhillimit te Zvicres sikur edhe ne avancimi e procesve demokratike ku shqiparet jane aktiv ne politke si pjesemarres gati ne të gjitha institucionet (nga komunat..deri ne qeveri dhe paralement) ne 26 kantone te Zvicres, madje edhe në polici dhe ushtri, ka shkruar gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Për fund do shtuar se me më 7 mars te vitit 2021 qytetaret zviceran permes nje referendumi i thane PO ndalimit te Burkës perkunder asaj, se qeveria zvicerane ishte kundër. Madje edhe OKB ka kritikuar Zvicren lidhur me kete ndalese.

Lidhur me këtë z.Mehas Alija kryetar Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicer « Rezultatin e referendumit nuk e pritem ashtu siq doli. Por, megjithate ne do e rrespektojmë voten e 7 marsit! »

Sipas Shërbimit Federal të Inteligjencës në Zvicrës:
• 52 persona konsiderohen “persona të rrezikshëm” për terrorizëm në Zvicër.
• Gjatë një periudhe të fundit janë identifikuar edhe 43 persona të tjerë të dyshuar për radikalizim.

Keshtu imami shqiptar ne Sant-Galen, Mehas Alija kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër – disa here ka thenë per gazeten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch se « Radikalizmi dhe ekstremizmi nuk kanë vend midis shqiptarëve; gjëra të tilla janë të panjohura për ne. »

Derniers articles