Po, sot 8 mars 2026 në Zvicra ka votime federale (referendume) dhe në disa vende edhe zgjedhje lokale, ku qytetarët votojnë ter zgjedhin prijet e tyre me te mire, shpesh në referendume për ligje ose iniciativa. Kjo është pjesë e sistemit të demokracisë direkte.
Për çfarë votohet sot në gjithë Zvicrën
Sot qytetarët votojnë për 4 çështje kryesore: -Mbrojtja e parasë “cash” në Kushtetutë. -Iniciativa “200 franga janë të mjaftueshme!”. -Fondi për Klimën dhe -Tatimi individual.
Por, në disa qytete të Zvcrës ka edhe zgjedhje komunale, p.sh. në Zürich qytetarët zgjedhin kryetarin e qytetit.
Nesër qyteti më i madh i Zvcrës – Cyrihu mudn te udhehiqet nga nje shqiptar, rrespektivisht nga Perparim Avdili, falë votës së zviceranëve dhe diasporës shqiptare. Pra mërgimtare të nderuar patrotizmi neser mund të deshmohet me voten e juaj duke e mbështeur shqiptarin tonë Përparimin qe do keni përparim jo vetëm në qytetiin e juaj të Cyrihut, por edhe ne si disporë!
Pra, nesër mbahen zgjedhjet për kryetar të Zürich, ku pas 17 vitesh qyteti pritet të ketë një drejtues të ri, pasi kryetarja aktuale nuk rikandidon.
Sipas gazetarit te njohur shiptar Nefail Maliqi dy kandidatë potecial janë për zgjedhjet: Përparim Avdili nga Partia Liberale (FDP) dhe Raphael Golta nga Partia Socialdemokrate.
Pse edhe Zvicra t’mos e kete një “Zohran Mamdani”?. Pra sot kemi mundesi, rastin t’i deshmojme integrimin tone dhe fjalet e presidentes se Zvicres znj.Sutter e cila me deklaroi ne Berne para gazetareve boteror se « Zvicra nuk mund të paramendohet pa shqiptarët »!
Perparim Avdili, po garon për kryetar të Cyrihut të Zvicrës, qytetit më të madh të Zvicrës, me një buxhet prej 11 miliardë franga apo gati trefishi i buxhetit të Kosovës. Perparimi ka gjasa reale të zgjedhet, por do ti shtohen shanset nëse e votojnë të gjithë shqiptarët në Zurich, në zgjedhjet që po mbahen sot.
T’ju perkujktojme se në Zürich jetojnë rreth 20 mijë banorë me origjinë shqiptare, shumë prej tyre me shtetësi zvicerane, të cilët ndikohen drejtpërdrejt nga vendimet e qeverisë komunale që menaxhon një buxhet prej rreth 11 miliardë frangash. Kantoni i Cyrihut ka 1.62 milion banorë, ndërsa vetë qyteti mbi 500 mijë banorë — pothuajse sa Mali i Zi si shtet. Sipas shifrave të fundit të OFS-së, në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë (të quajtur “albanofonë”), ku një pjesë e madhe, rreth 50 mijë, jetojnë në Cyrih. Prej tyre, mbi 20 mijë kanë të drejtë vote.
Pra, Cyrihu sot ka pothuajse aq banorë sa Mali i Zi si shtet. Dhe tani imagjinoni komunitetin shqiptar në Zvicër me një kryetar të qytetit më të madh të vendit — a nuk do të ishte krenari? A nuk do të ishte bukur që edhe Zvicra të ketë një “Zohran Mamdani” si në New York, apo si ne Londër një “Sadiq Khan” ?, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

