Gjenevë, 12 shkurt -« Ditëve të fundit, sidomos tani që procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, po dëgjoj shumë deklarata e zëra: disa thonë “po lirohet Hashim Thaçi me të tjerët”, e disa “nuk do të lirohen” — dhe sigurisht, dikush prej tyre do t’ia qëllojë. Por as të parët, as të dytët nuk e kanë plotësisht të drejtë — sepse të dyja palët mund të gabojnë dhe të zhgënjehen pas dy-tri javësh, kur të dalë verdikti.. » citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar nje postimi ne fb e tij te publicistit dhe gazetarit tonë të njohur ne Gjeneve Nefail Maliqit
JA POSTIMI I TIJ NE TERESI:
Ditëve të fundit, sidomos tani që procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po i afrohet fundit, po dëgjoj shumë deklarata e zëra: disa thonë “po lirohet Hashim Thaçi me të tjerët”, e disa “nuk do të lirohen” — dhe sigurisht, dikush prej tyre do t’ia qëllojë, Por as të parët, as të dytët nuk e kanë plotësisht të drejtë — sepse të dyja palët mund të gabojnë dhe të zhgënjehen pas dy-tri javësh, kur të dalë verdikti.. »
Por as të parët, as të dytët nuk e kanë plotësisht të drejtë — sepse të dyja palët mund të gabojnë dhe të zhgënjehen pas dy-tri javësh, kur të dalë verdikti.
Përveç portaleve që i bëjnë këto lajme për përfitime me pelqime ( “like”), ekziston edhe një lojë shumë më e rrezikshme: loja me nervat dhe emocionet e njerëzve, sidomos të familjarëve të tyre. Mos harroni se ata në Hagë kanë familje, prindër e fëmijë, të cilët këto ditë i kanë sytë nga dera, sytë e veshët nga Haga e televizionet, duke pritur një lajm të mirë. Prandaj, mos luani me njerëzit — amanit!..nëse keni pak rrespekt dhe mëshirë!
Pra, mos u ngutni me deklarata. Kur kemi pritur 5–6 vjet, nuk bëhet nami nëse presim edhe 5–6 javë dhe t’i presim si ka hije. Inshallah lirohen — kush nuk ka dëshirë të lirohen? Besoj se askush që flet shqip!
Këtë e them nga përvoja ime profesionale. Unë që e kam ndjekur Hagën për dekada, kam parë shpesh media e portale në Kosovë që nxirrnin tituj bombastikë, si p.sh.:
“Ramushi vjen javën e ardhshme nga Haga” ose
Kështu ndodhi edhe me lirimin e Adem Demaçit nga burgu në Serbi. Si sot më kujtohet kur isha student: Doli lajmi se nesër baca Adem kthehet në Prishtinë. Njerëzit, të vegjël e të mëdhenj, u përgatitën për ta pritur me muzikë e tupana — por serbët nuk e liruan, dhe familja e tij e njerëzit mbetën të zhgënjyer dhe të mërzitur! Veç fati i disa romë që fituan ca pare duke i rënë tupanit e surles!
Po e them këtë sepse unë si agzetar më eshte dashur të demantoj disa herë mediat kosovare për lajme të rreme rreth “lirimit” të Haradinajt apo Limajt — kur në fakt nuk kishte asgjë të vërtetë.
Dhe më në fund, une si gazetar me përvoje, sipas burimeve 100% të sigurta, e dhashë i pari lajmin nga Haga se “Haradinaj lirohet nga burgu i Hagës apo i Kolmarës” — për çka vet Haradinaj më ka falënderuar publikisht përmes televizioneve.
Prandaj, edhe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së mos u ngutni. Mos bëni lojëra me deklarata paushallë, kur nuk keni informacione të sakta. Më mirë të mos flisni fare nese vertete nderoni UCK-n dhe famljet e atyre e gjenden sot ne Hagë qe po perballen me gjykata, per fatin e te cilëve ende nuk dihet!
Më e keqe është një gënjeshtër e ëmbël sot, sesa një e vërtetë e vonuar nesër.

