3.8 C
Berne
dimanche 25/01/2026

Presidenti amerikan Trump i rikthehet tarifave me 10 % ndaj disa vendeve të BE-së, për shkak të Grenlandës. Zvicrën se prek!

Bernë, 17 janar -Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar futjen e tarifave prej 10 përqind për tetë vende evropiane që kundërshtojnë qëllimin e tij që Shtetet e Bashkuara të blejnë Grenlandën. Presidneti i SHBAve ne nje psotim ne rrejetet sociale nder tjera tha se tarifat prej 10 përqind do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Finlandën të cilat, pas njoftimeve të tij se donte që Shtetet e Bashkuara të merrnin Grenlandën. Por Trump kesaj radhe nuk e prek Zvicrën,  njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Sipas tij, këto tarifa do të rriten në 25 përqind nga 1 qershori dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Grenlandës, e cila është një territor autonom danez.

Trump tha se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanë dërguar trupa në Grenlandë « për arsye të panjohura ».

« Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit tonë. Këto vende, duke luajtur këtë lojë shumë të rrezikshme, e kanë çuar atë lojë në një nivel rreziku që nuk është i qëndrueshëm. Prandaj, për të mbrojtur paqen dhe sigurinë globale, është e domosdoshme që të ndërmerren veprime të forta për t’i dhënë fund kësaj situate potencialisht të rrezikshme shpejt dhe pa diskutim », tha Trump.

Ai përsëriti paralajmërimin se « Kina dhe Rusia duan Groenlandën » dhe shtoi se « Danimarka nuk mund të bëjë asgjë për këtë ».

« Ne e kemi subvencionuar Danimarkën, dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe të tjera, për shumë vite duke mos u ngarkuar atyre tarifa ose ndonjë formë tjetër kompensimi. Tani, pas shekujsh, është koha që Danimarka të luftojë – paqja botërore është në rrezik! Kina dhe Rusia duan Groenlandën, dhe Danimarka nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Ata aktualisht kanë dy saja me qen si mbrojtje, njëra u shtua së fundmi. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën Presidentin Donald J. Trump, mund ta luajnë këtë lojë, dhe e bëjnë këtë me shumë sukses », tha Trump.

Ai tha se kjo është arsyeja pse të gjitha vendet e përmendura do t’i nënshtrohen tarifave.

« Këto detyrime do të jenë të detyrueshme dhe të pagueshme derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë të Groenlandës. Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta përfundojnë këtë transaksion për më shumë se 150 vjet. Shumë presidentë janë përpjekur, dhe për arsye të mira, por Danimarka gjithmonë ka refuzuar. Tani, me Kupolën e Artë dhe sistemet moderne të armëve, si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse, nevoja për të blerë (Groenlandën) është veçanërisht urgjente », tha Trump.

S »Qindra miliarda dollarë po shpenzohen aktualisht për programe sigurie që lidhen me Kupolën, duke përfshirë mbrojtjen e mundshme të Kanadasë », dhe ky « sistem i shkëlqyer, por jashtëzakonisht kompleks, mund të funksionojë vetëm me potencialin dhe efikasitetin e tij maksimal, për shkak të këndeve, dimensioneve dhe kufijve », nëse përfshihet Groenlanda… » ka shtuar Trump.

Presidenti Donald Trump ne fund ka thenë se » Shtetet e Bashkuara janë menjëherë të hapura për negociata me Danimarkën dhe/ose cilindo prej këtyre vendeve që kanë vënë kaq shumë në rrezik, pavarësisht gjithçkaje që kemi bërë për ta, duke përfshirë mbrojtjen maksimale, për kaq shumë dekada »

Derniers articles