-3.6 C
Berne
mercredi 31/12/2025

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Shkollat shqipe në Zvicër janë shembull i gjallë i dashurisë së pashuar për atdheun

Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Shkollat shqipe në Zvicër janë shembull i gjallë i dashurisë së pashuar për atdheu

Krenari kombëtare në Zvicër

Aktivitetet e shkollave shqipe janë shembull i gjallë i dashurisë së pashuar për atdheun dhe i forcës së diasporës sonë.

Përkushtimi i mësuesve, nxënësve dhe prindërve shqiptarë në Zvicër është një histori e bukur që shkruhet çdo ditë. Çdo aktivitet i shkollave shqipe dëshmon se dashuria për atdheun nuk njeh largësi.

Salla e zbukuruar kuqezi, plot emocion e festë, u kthye në skenën ku nxënësit – nga klasa e parë deri tek ata më të rritur – dolën e u paraqitën me krenari për Ditën e Flamurit. Këngët, recitimet së bashku me  jehonën, kushtuar heronjve tanë, ndezën zemrat e të gjithëve dhe sollën frymë të pastër atdhetarie.

Nuk ka emocion më të madh sesa të dëgjosh fëmijët tanë teksa i japin festës shpirt e dritë, falë përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve që ruajnë gjuhën, traditën dhe identitetin tonë.

Rrallë ndodh në botë si në Zvicër: komuniteti shqiptar bashkon breza të tërë për të festuar e nderuar kombin. Aktivitetet e shkollave shqipe janë shembull i gjallë i dashurisë së pashuar për atdheun dhe i forcës së diasporës sonë.

❤️ Krenarë që jemi bashkë, krenarë që jemi shqiptarë!

Advertisement

Derniers articles