20.7 C
Berne
lundi 23/06/2025

Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit, paralajmëron OKB: Konflikti rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se sulmi i SHBA-së ndaj centraleve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”.

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë të brishtë  dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkroi Guterres.

Guterres bëri thirrje për de-eskalim të situatës dhe respektimin e obligimeve sipas Kartës së OKB-së, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “rruga e vetme përpara është diplomacia”.

“Në këtë orë të rrezikshme, është jetike të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, tha Guterres.

“Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, tha ai në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën. “Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është duke u tronditur”, tha kreu i OKB.

Guterres tha se ai ka “dënuar vazhdimisht çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se “populli i rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi. E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë hakmarrjeje pas hakmarrjeje”.

Derniers articles