18 C
Berne
vendredi 20/06/2025

Sot ne Gjenevë mblidhen kokat e diplomacise evropiane për te biseduar me homologun e tyre iranian. Tema lufta mes Izraelit dhe Iranit dhe programin bërthamor

Gjenevë, 20 qershor -Kështu sot shefat e diplomacive evropiane do te gjenden tetë a tetë ne Gjenevë me homologun iranian Abbas Araghchi për të biseduar mbi krizen ne Lindjen e Mesme, n’vecanti për programin bërthamor, Ministrat evropian do të takohen së pari me diplomaten e lartë të BE-së, Kaja Kallas, para se të zhvillojnë takimin e përbashkët me ministrin e jashtëm iranian Araghchi. Nga pala evropiane do te jene shefi i diplomacise franceze (Macron) gjermane (Johann Wadephul) dhe Britanise se Madhe (David Lammy) sigurisht edhe ai i Zvicres si nikoqir Ingazio Cassis, njofton nga Gjeneva gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27ch

Iniciativa evropiane vjen mes frikës së një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli ka nisur sulme të gjera ushtarake ndaj armikut të tij të betuar – Iranit, javën e kaluar, cka  Irani ju eshte përgjigjigjur me sulme hakmarrëse me bobardime me rakete balistike.

Lajmi i zbuluar nga Reuters, dëshmon se ekiston një qik shprese me ketë përpjekjeje të fundit me ndërmjetësim e evropianëve për të siguruar një zgjidhje diplomatike dhe për të mos e lënë Donald Trump në kontrollin e vetëm të axhendës.

Ky takim do mbahet pas pak oresh ketu ne Gjenevë në misionin gjerman ne OKB, mes zyrtarëve iranianë dhe evropianë, gjason te jete si një takim i fundit. Madje edhe  vete ambasadori iranian ne Gjenevë Ali Bahreini,  e ka konfirmuar ekzistencën e një kanali diplomatik aktiv.

Nga Brukseli kam mesuar sot se ka gjasa që protagonistet e ketij dialogu mund te zgjerohen, do quhet si BE+3 qe do te përfshinte ne këte proces edhe vende tjera si SHBA-të, Rusine dhe Kinën

Pra ky takim i sotem ne Gjenevë mes Teheranit zyrtar me diplomatet e vendeve evropiane mund të jetë treni i fundit për zgjidhjen e krizes mes Izraeilit dhe Iranit.

Nga  ky takim ku pritet te arrihet një marrëveshje per garanci mbi programin bërthamor. Palët, synojne të sigurojë natyrën civile të programit bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë pretendon se Iranit do t’i duhen vetëm dy javë për të montuar një bombë bërthamore. Washingtoni, pohoi mbrëmë se Irani ka aftësinë të montojë një bombë bërthamore per  « dy javë » nëse Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khameni jep urdhër.

Siqodoqoftë, diskutimet e sotme të koordinuara me Shtetet e Bashkuara, mund të pasohen me një dialog teknik në nivel ekspertësh ashtu, siq ishte dikur me pocesin e dialogut të Brukselit mes Kosoves dhe Serbise,  para 12 vitesh.

Donald Trump i jep vetes dy javë për të vendosur nëse do ta përfshijë apo jo Uashingtonin në çështjet e Iranit. KJo mua me duket si nje kthim për nje hap mbarpa per tms thne dorëzim, qe si duket pak nga ekrncimet e Rusioe dhe Iranit por edhe per shkak problemeve te mbredshme ne Amerikë.

Siq e dini Klani i Trumpit është thellësisht i ndarë madje edhe me sherbimin sekret amarikan, në lidhje me një sulm eventual të SHBA-së kundër Iranit.

Derisa, disa mbështetës kanë besim të plotë tek ai, të tjerë thone, se nuk duan te marrin pjese në luftë, polemikë kjo që mund t’i kushtojë shtrenjtë. Për fund pra mbetemi me shprese që sot ne Gjenevë do te levizin gjerat pozitivisht ne favor te paqes dhe stabilitetit  Lindje e Mesme.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Fëmijët dhe Konfliktin e Armatosur. Kritikohet Izraeli për vrasjen e mbi 20.000 fëmijeve palestinezë

Përderisa e gjithë bota ka drejtuar sytë drejt luftës mes Izraelit dhe Iranit, gjendja e popullatës në Rripin e Gazës është katastrofale dhe dramatike.

– 27. 12. 2024: Izraeli bombardon nje spital ne gaza  ‘Kamal Adwan’, 50 viktima, aty edhe paciente dhe mjekë

– 19. 06. 2025: Irani sulm spitalin Soroka në Beer Sheva ne Izrael, por pa asnië viktimë

Konflikti i armatosur shkaktoi nivele të tmerrshme dhune ndaj fëmijëve në 2024, sipas një raporti të ri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Fëmijët dhe Konfliktin e Armatosur të publikuar sot. Vendet me nivelet më të larta të shkeljeve në vitin 2024 ishin Izraeli dhe Territori i Pushtuar Palestinez, veçanërisht Rripi i Gazës, Republika Demokratike e Kongos (RDK), Somalia, Nigeria dhe Haiti. Sipas raporteve nderkombëtre Izrareli, gjjgessiht forcate Natanajahut kane vrare keto dy vitet e fundit mbi 20.000 fëmije, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar burimeve te OKB-së

Raportuesja e OKB-së me origjinë shqiptare Franceska Albanese e cila Natanjahun e quajti Hitler, tha se ne Lindjen e Mesme ai nuk po bën lufte, por po vret fëmijë, po ben masakra, gjenocid dhe spastrime etnike për te shfarosur popullin palestinezë. Ketu kemi te bejme me krime lufte kundër njerëzimit!

Derniers articles