Falenderime Konsulatës së Kosovës në Gjenevë dhe Ambasadës së Kosovës në Bern për ftesën e veçantë dhe për organizimin e shkëlqyer të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shfaqjes së filmit dokumentarë: « Kthimi në Kosovë », (« Retour au Kosovo ») të autorit Julien Straus dhe producentes Leman Kamberi .
Ishte takim manifestimi, kulture e diplomacie kulturore në nivel shumë të kultivuar, me nji debat konstruktiv pas shfaqjes së filmit, me pjesëmarrës të dy gazetarëve të luftës, Zonjës Veronique Pasquier nga Zvicra dhe Zotèri Thomas Schmidt nga Berilini, të cilët evokuan shumë detaje nga shumë beteja dhe masakra të ndodhura gjatë viteve 1998-1999.
Filmi dokumentarë i Z.Julius Straus dhe Zonjës Lemane Kamberi është vazhdë e punës mediale të shumë gazetarëve-reporterë të luftës të cilët ndriçuan masakrat nëpër Kosovë dhe i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s.
Interesimi i madh për filmin, kishte sjellë në tubim edhe politikaj, diplomatë, gazetarë dhe aktivistë e kontribues të dalluar.
Ish-Deputeti zvicerian dhe ndihmëtari i qështjes sonë ndër vite Ueli Leunberger si dhe aktivisti e kontribuesi Xhaviti Islami ishin pjesë e këtij evenimenti tè cilin në aspektin medial e mbuloi gazetari Nefail Maliqi .
Personaliteti më i veçantë ishte Besnik Deliu nga Abrija, tashmë djalë i rritur, i cili ishte personazhi kryesorë i filmit « Retour au Kosovo », që pasqyron besnikërisht masakrën e familjes Deliu nga Abrijës, nga e cila masakër Besniku ishte i shpëtuari më i vjetër; ishte 5 vjeçarë.
Sa i përket pèrmbajtjes së filmit mjafton të them se pak nga ne tè pranishmit rezistuam pa derdhë lotë.
* Ky film duhet të shiqohet gjeneratë pas gjenerate nëpër të gjitha shkollat e Kosovës për të mos e harruar tragjedinë e popullit tonë dhe pèr t’a vlerësuar rrolin e rezistencës së popullit tonë dhe të luftës së UÇK-s !/ Agim MEMAJ
