14.9 C
Berne
lundi 16/06/2025

Shefi i diplomacise zvicerane Cassis ne takimin e sotem me homologun serb Gjuriq, theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Bernë, 16 qershor -Këshilltari Federal Ignazio Cassis, Kryetar i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA), priti sot Ministrin e Jashtëm Serb Marko Gjuriq në Bernë për një vizitë zyrtare. Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, situatën në Lindjen e Mesme, luftën kundër Ukrainës dhe marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Zvicra vitin e ardhshëm, raporton nga berna gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Cassis, minsitri serb Djurioc: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën e vetmja mënyrë për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin në Ballkanin

Marrëdhëniet ekonomike në rritje dhe pjesëmarrja e Zvicrës në Ekspozitën Botërore 2027 në Beograd ishin gjithashtu pjesë e shkëmbimit.

Ne epiqender te bisedimeve kishin marëdheniet mes Zvicres dhe Serbisë, por sipas burimeve tona ne Berne eshte folur edhe për Kosovën, ne veqanti për procesin e dialogut ne Bruksel Kështu sipa sazters zvcerane ne shqip LeCanton27.ch, Këshilltari Federal Ignazio Cassis nga ky takim sot ne Berne me homologn e tij serb Gjuriq,  ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. U trajtuan gjithashtu marrëdhëniet transatlantike dhe lufta kundër Ukrainës.

Serbia është një vend prioritar për bashkëpunimin ndërkombëtar. Programi i bashkëpunimit për Serbinë (2022–2025) ka një vëllim prej 96 milionë CHF. Projektet mbështesin Serbinë në fushat e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.

Kreu i FDFA-së informoi gjithashtu homologun e tij serb rreth prioriteteve të Kryesisë Zvicerane të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2026. Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit në dritën e situatës aktuale të sigurisë në kontinentin evropian. Prandaj, Zvicra synon të punojë për të ruajtur dhe forcuar OSBE-në si një platformë gjithëpërfshirëse për dialog.

LeCanton27.ch: Në Zvicer sot jetojne me pak se 50 mije qytetare nga Serbia gati gjysma e tyre jane shqiptare nga Lugina e Presheves dhe rajonet tjerfa te Serbise nga Medvegja deri në Subotice

Ne epiqender te bisedimeve kishin marëdheniet mes Zvicres dhe Serbisë, por sipas burimeve tona ne Berne eshte folur edhe për Kosovën, ne veqanti për procesin e dialogut ne Bruksel

Zvicra, ka marëdhenie te mira diplomatike dhe ekonomike me Serbine, sikur edhe me Shqiperine dhe Kosovën. Serbia konsiderohet nje partnere tregtare e Zvicrës. Keshtu, Zvicra viteve te fundit i ka dhuruar mbi 100 milionë franga Serbisë, per ta avancuar proceset demokratike dhe zhvillimin ekonomik, sidomos për zbutjen e papunësisisë. Në territorin e Serbisë janë të regjistruara mbi 500 subjekte biznesi që udhëhiqen nga zviceranë
Ishte parapare nje konfrence shtypi me miksnsitrin serbe,  por per shkak interesimit shume te vogël te mediave, ajo ishte anuluar, na thane zyrtaret nga Berna
Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch në Zvicer aktualisht gjenden rreth 20.000 shqiptare nga Serbia, rrespektivisht nga Lugina e Presheves. Nga takimi Cassis-Gjuriq, nuk pati konference të perbashket shtypi, siq behet tradicionalisht me ministra dhe diplomate tjere boteror..
Nëse e bejmë nje krahasim të vizitave të persanaliteteve dhe delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi ne Bernë, Serbia nuk e ka më at shkelqimin e vete, dhe ky shkëlqim ka rene nga invazioni rus ne Ukraine, qe Serbia nuk i ka venë sanksione Rusisë, nga protestat maratonike te studentëve ne Serbi dhe diskriminimi i shqiptareve ne Luginen e Presheves.
Në bisedën e tij me homologun e tij, Këshilltari Federal Ignazio Cassis theksoi marrëdhëniet e ngushta dhe të larmishme midis dy vendeve, të cilat karakterizohen veçanërisht nga komuniteti i madh serb në Zvicër, i përbërë nga afërsisht 50,000 serbë.
Për rolin dhe imazhin e shqiptareve ne Zvicer më së miri e tha ditë më parë presidentja zvicerane znj.Sutter sipas së ciles „Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovaret»
Kur eshtë fjala rreth pranise se qytetarëve nga Serbia ne Zvicer, mund te themi se sot ne këte vend jetojne dhe veprojne 49,124 qyetare nga Serbia, prej te cileve 12,893 janë shqiptare nga Lugina e Preshevës, kane deklaruar sot zyrtarët nga OFS për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Mos te harrojme se pasaportat serbe ende posedojne edhe qindra kosovare tjere të cilet jane ne procesit e trasformimit ne ato te Kosovës. Pra lirisht mund te themi se sot ne Zvicer kemi qytetare serbë, po aq edhe sa shqiptare nga Lugina e Presheves, shifra keto qe deshmojne spastrimit etnike nga regjimi Beogradit, si dikur para vitit 1999, ndaj shqiptareve të Kosovës. Sa i përket krimit te organizuar, sot ne burgjet e Zvicer gjenden mbi 100 serbe kryesisht per droge dhe vjedhje.

Derniers articles