Bernë, 16 qershor -Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq nga sot po viziton Zvicrën per dy dite rresht (16-17 qershor) gjatë së cilës do të takohet me Ministrin e Jashtëm të vendit, Ignacio Cassis, kane njoftuar autoritetet zvicerane (DFAE) nga Berna gezaten zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Mësohet se gjate kesaj vizite, shefi i diplomcise serbe Gjuriq do të takohet gjithashtu me Drejtoreshën e Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) Helena Budliger Artieda dhe do të vizitojë edhe Parlamentin zviceran.
Pritet qe minsitri Gjuriq te takohet me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit zviceran, Maja Riniker.
Sot ne Berne do te flitet edhe per Kosovën, procesin e dialogut Kosovë-Serbi ne Bruksel
Ne epiqender te bisedimeve ishin mardheniet mes Zvicres dhe Serbisë, por ne Berne do flitet edhe për procesin e dialogut (Kosovë-Serbi) ne Bruksel
Zvicra, me Serbine, sikur edhe me Kosovën ka marëdhenie te mira diplomatike dhe ekonomike. Serbia konsiderohet partneri kryesor tregtar i Zvicrës në Evropën Juglindore. Keshtu, Zvicra viteve te fundit i ka dhuruar mbi 100 milionë franga Serbisë, per ta avancuar proceset demokratikedhe zhvillimin ekonomik, sidomos ne zbutjen e papunësisisë.
Në territorin e Serbisë janë të regjistruara mbi 500 subjekte biznesi qe udhehiqen nga zviceranë
Sipas gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch në Zvicer aktualisht gjenden rreth rreth 13.000 shqiptare nga Serbia, rrespekisht nga Lugina e Presheves.
Sot ne Zvicer jetojne dhe veprojne 49,124 serbë, prej te cileve 12,893 janë shqiptare nga Lugina e Preshevës, kane deklaruar sot zyrtarte nga OFS për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Mos te harrojme se pasaporta serbe ende posedojne edhe qindra kosovare tjere të cilet jane ne procesit e trasforimit te pasaportes serbe ne ate te kosovare. Pra lirisht mund te themi se sot ne Zvicer kemi qytetare serbë, po aq edhe sa shqiptare nga Lugina e Presheves, shifra keto qe deshmojne spastrimit etnike nga regjimi Beogradit, si dikur para vitit 1999, me shqiptaret e Kosovës.
Sa i përket krimit te organizuar, sot ne burgjet e Zvicer gjenden mbi 100 serbe kryesisht per droge dhe vjedhje
Nga DFAE kane njoftuar gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch se nuk do te kete ndonje konference të perbashket shtypi, siq behet tradicionalisht me ministra dhe diplomate tjere boteror..