30.3 C
Berne
samedi 14/06/2025

Shqiptaret në Gjenevë përkujtuan Clirmin e Kosoves me filmin dokumentar «Kthimi në Kosovë» (Besniku & Julius)

Gjenevë, 12 qershor  -Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi dje në Gjenevë, një aktivitet përkujtimor dhe kulturor, duke shfaqur dokumentarin “Kthimi në Kosovë (Besniku & Julius) – Një histori lufte, qëndrese dhe ribashkimi”. Filmi ndjek historinë prekëse të Besnik Deliut, pesëvjeçarit që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme në vitin 1998, përmes rrëfimit të gazetarit britanik Julius Strauss dhe pamjeve autentike nga Vaughan Smith

Te pranishmit fillimisht duke ju uruar Duten e Clirimit i pershendetii Znj. Floreta Kabashi, konsulle e RK ne Gjenrve.

Moderatorja e ketij evenementi historiko kombëtar Artina Kellerhals, assistante administrative ne konzultaten e RK ne Gjenevë pasi ka pershëndetur mysafiret ne salle ajo fillimisht foli per qellimin e ketij evementi dhe filmin dokumentar.

Filmi dokumentar «Kthimi në Kosovë» (Besniku & Julius) qe u prit me plot e emocione qe nuk munguan as lotet për shkak vuajtjeve te shqiptareve gjate okupit deri ne luften frontale me regjin serb.

Pas shqjes se filmit dokumentar, pasoi një diskutim me: Besnik Deliu, i mbijetuar i masakrës dhe protagonistikryesor i filmit dokumentar Véronique Pasquier, gazetare zvicerane dhe reportere lufte, Leman Kamberi-Muriqi, producente ekzekutive e filmit dokumentar, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Historia e fuqishme e Besnikut dhe Julius, paraqitet në filmin “Kthimi në Kosovë”, e cila ndjek rrugëtimin e gazetarit britanik Julius Strauss dhe Besnik Deliut, një pesëvjeçar që i mbijetoi një masakre brutale gjatë luftës në Kosovë.

Më shumë se dy dekada pas takimit të tyre të parë, Julius dhe Besniku ribashkohen për të zbuluar të vërtetën e plotë të asaj dite tragjike. Nga Kosova e shkatërruar prej luftës deri në egërsinë kanadeze, ky film prekës eksploron humbjen, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e përhershëm të luftës.

Lidhur me këtë tregim të fuqishëm historik plote vuajtje dhe emocione të mbijetesës dhe pajtimit u nderlidh edhe pjesëmarres nga publku. Keshtu redakori i gazete zvicerane LeCanton27.ch Nefail Maliqi duke përshëndetur te pranishmit foli per sukeset dhe progresin e arritur ne Kosoves e cila eshte ne rruge te mbare te integrimeve. Por, sipas tij diteve te fundit pas zgjedhjeve demokartike me 9 shkurtit, Kosova po qalon.

« Kur shef keto krime, masakra dhe gjeonocidin serbe mbi shqiptaret ne Kosovë, te cilat ende jane te fresketa ne kokat e njerezve, si eshte e mundur që Kosova, sidomos lideret dhe deputetët  politik t’i harrojne kaq shpejte ato vuajtje që ende nuk jane ne gjendje edhe pas 30 seancave deshtuese te votojne Kuvendin e ri te RepublIkës. Prandaj do ishte mire nje mesazh nga drejtuesit e ketij evenmenti adresuar deputeteve kosovarë per tekalimin e këtij ngerqi instiucional.. »  ka thene redaktori i gazetes zvicerane LeCanton27.ch.

Prandaj, gazetari Maliqi ne fund kerkoi qe ky film dokumentar t’ju shfaqet deputeteve kosovare ne Kuvend, para votimit ne Kuvend që si duket i kane harruar kero krime, masakra dhe vuajtojet e shqiptareve ne Kosovë te cilet po kane kohe me lujt me insitucionet e Kosovës per shkak inateve dhe interesave te tyre politike.

Lidhur me filmin folen edhe Agim Memaj, veprimtar dhe Ilir Bjaraktari ish-oficere i NATO-s

Ky dokomentar u ndoq me nje interesim te madh nga publiku shqiptare dhe zviceranë, ku muarën pjese ambasadorë dhe zyrtate te misioneve dhe amabsadave nga tre shteteve (Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia Verior) Vasilika Hysi, Ilir Neza, Mentor Latifi, Floreta Kabashi, Monika Zgiuro, Valon Gashi, Vigan Berisha, Burim Bilalli etj..po ashtu mori pjese edhe ish-deputeti ne Patalmentin zviceran Ueli Leuenberger si dhe shume mergimtarë, studentë dhe veprimtarë nga kantoni i Gjeneves… Pas shfaqjes së filmit, pasoi një panel diskutimi si dhe një koktej rasti.

Derniers articles