27.6 C
Berne
samedi 21/06/2025

Kryetar i KMSH në Zvicër Hfz. Mehas Alija uron komuniteti shqiptar në Zvicër për festën e Kurban-Bajramit

Bernë, 5 qershor -Hfz. Mehas Alija, Kryetar i KMSHZ-së përmes gazetës zvicerane ne shqip LeCanton27.ch ka uruar komunitetin shqiptar në Zvicer per festen e Kurban – Bajramit. Hfz.Alija, në emër të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, në emrin tij perosnal dhe në emër të të gjithë qendrave tona islame shqiptare në Zvicër uron festën e madhe të Kurban-Bajramit!

Të nderuar vëllezër e motra!

Kurban-Bajrami është një përkujtim i ngjarjes së madhe profetike, ku Ibrahimi (a.s.) provoi besnikërinë e tij ndaj Zotit duke qenë i gatshëm të sakrifikojë të birin e tij, Ismailin (a.s.). Por Allahu i Madhëruar, me mëshirën e Tij, e ndaloi këtë sakrificë dhe e zëvendësoi me një kurban, duke e shpëtuar jetën e Ismailit. Ky veprim hyjnor është një mesazh i qartë për të gjithë njerëzimin: se jeta e njeriut është e shenjtë, dhe se Zoti dëshiron jetën, e jo derdhjen e gjakut të njeriut.

Në këtë frymë, kjo festë duhet të na shtyjë që të bëhemi zë për paqen dhe ndaljen e konflikteve në çdo cep të globit. Sot, më shumë se kurrë, njerëzimi ka nevojë për mëshirë, drejtësi dhe mirëkuptim. Duhet të ndërtojmë ura, jo mure; të ndajmë dashuri, jo urrejtje; të shpëtojmë jetë, jo t’i shkatërrojmë ato.

Në ditët festive të Kurban Bajramit, ju uroj të kaloni mirë me familjarët dhe miqtë, të reflektojmë në kryerjen e veprave të mira dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore e shoqërore. Le të jetë kjo ditë feste e faljes dhe mëshirës, duke ndihmuar jetimët, skamnorët, të moshuarit dhe të sëmurët!

Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të na dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.

Urime dhe me fat festa e Kurban-Bajramit!

Hfz. Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ-së

Derniers articles