Bernë, 2 janar -Ushtria zvicerane synon të rrisë përqindjen e grave në 10% deri në vitin 2030. Për ta arritur këtë, dita e orientimit është bërë e detyrueshme për gratë zvicerane. Armata zvicerane sot numeron 147,000 ushtarë në mesin e tyre edhe rreth 3000 sish me origjine shqiptare krenar me uniformen zvicerane, por krenare edhe me origjinen e tyre. Ne armaten zvicerane edhe dhjetra femra shqiptare, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Zviceranet shqipfolës, krenarë me uniformën ushtarake të Zvicrës, por krenar edhe me origjinen e tyre
Autoritetet zvicerane na Zyra Fderale e Statsitikave kan e njoftuar gazten zvcerane en shqip Le canton27.ch se nga numri i pergjithshem i ushtareve 2,301 janë gra (2.9). Kjo force me uniforme është rritur me +12.5%, krahasuar me një vit më parë. Ushtria zvicerane ka 70 vjet që kryen misione promovuese të paqes në mbarë botën. Gjithsej 14,000 ushtarë zviceranë tashmë kanë marrë pjesë në këtë, për shembull midis dy Koreve, në Namibi ose në Kosovë.
Armata helvetike kërkon më shumë gra, por diskriminimi vazhdon. Në ushtrinë zvicerane edhe qinda femra shqitare, madje edhe oficere me grada të larta.
Armata zvicerane sot numeron 147,000 ushtarë. A mund të shërbejnë të huajt në ushtrinë zvicerane. Zvicra, si shumë vende, kërkon shërbimin ushtarak nga shumica e burrave. Gratë mund ta bëjnë nëse duan. Të huajt janë të përjashtuar. Por, sipas gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch ne ushtrine zvicerane megjithate jane qindra ushtare me orgjine nga ballkani, kryesisht shqipare nga Kosova, Maqednia Veriore, Shqipëria etj…Sipas Zyres Fedrale te Statisktikave (OFS) sot ne territorin helevtik jetojne mbi 300.000 albanofonë. Ne ushtrine zvicerane kemi edhe femra me origjine shqiptare te cilet ndjhen krenar qe bartin uniformën ushtarake te Zvicres, por edhe krenar me origjinen e tyre apo te prinderve te tyre.
Shifrat jozyrtare thonë se rreth 3 mijë shqiptarë mund të jenë pjesë e ushtrisë së Zvicrës. Por, numri i saktë nuk mund të dihet sepse përgjigja e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj.
Asnjëherë nuk mund të dihet numri i saktë, sepse përgjigja zyrtare e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj apo bëhet fjalë për ushtri “multietnike”. Këtë e ka deklaruar në një deklaratë të fundit edhe zëdhënësi i ushtrisë zvicerane redaktorit te gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch, duke theksuar qartë se “në ushtrinë zvicerane ka vetëm zviceranë”. Kjo deklaratë lë për të nënkuptuar faktin se të huajt konsiderohen shtetas zviceranë dhe assesi nuk bëhen ndarje.
Nga viti 1999 Swisscoy si pjesë e KFOR, deri sot mbi 10.000 ushtarë zviceran i shërbyen paqes në Kosovë
Ish-presidentja e Zvicrës për gazeten zuvcierane ne shqip Le Canton27.ch ka thënë se » Swisscoy ne Kosove po benë një punë shume të mire në favor te paqes dhe stabilitetit ne rajon, por mos harroni se një ditë do të largohemi nga atje… ». Do shtuar se deri sot mbi 10.000 ushtarë zviceran i shërbyen paqes në Kosovë.
Këshilli Federal po shton praninë e Zvicrës në Kosovë. Vitin e kaluar vendosi qe te shtoj numrine forcave për 20 ushtare ne kontingjenti i KFOR-it. Aktualisht 215 ushtarë zviceranë (swiusscoy) jane te anagazhuar ne misonin paqësor në Kosovë. Ata janë pjesë e misionit të NATO-s për promovimin e paqes KFOR. Tani Zvicra po zgjeron praninë e saj. Nga prilli i vitit të kaluar Swisscoy ka 20 pjesëtarë me shume. Kështu vendosi Këshilli Federal për t’i kontribouar paqes dhe stabilietin ne rajon, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Dëshmitë e ushtarëve që kanë përjetuar racizëm dhe seksizëm ilustrojnë një problem më të thellë. Një grua në ushtri raporton se është tërhequr zvarrë nga shtrati me të brendshme nga shokët meshkuj, me inkurajimin e një eprori. Të tjerë raportojnë komente raciste dhe përparime të papërshtatshme nga nivelet më të larta. “E prisja këtë kur u futa në ushtri”, tregon e reja.
Përballë këtyre akuzave, ushtria kujton ekzistencën e qendrës së raportimit dhe këshillimit të FdAD, kushtuar grave dhe diversitetit. Buxheti i saj vjetor prej një milion frangash përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të 6.4 miliardë të ushtrisë. Megjithatë, e ardhmja e saj është e pasigurt. SVP është kritike për ekzistencën e saj dhe mund të vërë në pikëpyetje financimin e saj nëse Markus Ritter, një kandidat për Këshillin Federal, do të pasonte Viola Amherd.
Për ekspertin e diskriminimit Tabea Hässler, këto incidente nuk janë unike për ushtrinë, por pasqyrojnë paragjykime ende të rrënjosura në shoqëri. Megjithatë, institucioni ushtarak, nëpërmjet diversitetit të tij, mund të bëhet një vektor ndryshimi. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë vullnet politik.