4.1 C
Berne
mardi 3/12/2024

Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës (Burka) në hapësira publike nga janari 2025, por për shqiptarët kjo nuk paraqet aq problem

Bernë, 6 nentor -Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësira publike, i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkave”, do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2025-tës, tha qeveria zvicerane të mërkurën. Ata qe nuk rrespektoj, do denohen me 100 CHF, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në Zvicer nuk ka me shume se 50 femra me ferexhe -Burka. Fshehja e fytyrës në publik do të ndalohet nga janari – Ata qe nuk rrespektojne denohen me 100 CHF

Këshilli Federal ka vendosur hyrjen në fuqi të ligjit të mërkurën. Ndalimi nuk do të zbatohet në aeroplanë apo në vende kulti, as për arsye shëndetësore.

Në Zvicër do të ndalohet fshehja e fytyrës në publik nga 1 janari 2025. Këshilli Federal vendosi të mërkurën hyrjen në fuqi të ligjit që zbaton të ashtuquajturën nismë anti-burka në nivel federal.

Zvicër, milioneri zotohet të paguajë gjoba për gratë që veshin burka

Shkeljet e ndalimit në shumicën e rasteve do të dënohen me një gjobë prej 100 frangash, e cila paguhet menjëherë. Në rast refuzimi për të paguar gjobën, do të zbatohet procedura e zakonshme dhe gjoba e shkaktuar më pas mund të arrijë deri në 1000 franga, shpjegon Këshilli Federal në një njoftim për shtyp. Biznesmeni algjerian, Rachid Nekkaz, gjatë kohes se referendimit, tha se gruaja myslimane në Zvicër duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të veshë burka, edhe pse votuesit zviceranë mbështetën ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në vendet publike.

Janë dhënë përjashtime. Ndalimi nuk do të zbatohet veçanërisht për avionët, ambientet diplomatike ose konsullore dhe vendet e kultit. Gjithashtu do të jetë e mundur të fshehni fytyrën tuaj për arsye shëndetësore, për të garantuar sigurinë tuaj, për t’u mbrojtur nga kushtet klimatike, për të ruajtur zakonet lokale, apo edhe për qëllime artistike apo reklamuese.

Ngjarjet përfitojnë gjithashtu një status të veçantë. Fshehja e fytyrës do të lejohet ende, me kusht që autoritetet të kenë dhënë dritën jeshile dhe siguria dhe rendi publik të mos cenohen. Njerëzit e pranuan të ashtuquajturën nismë “anti-burka” me 51.2% në mars 2021.

Imami Alija: Verdiktin e sovranit e pranojmë, por nuk ishim të kënaqur me rezultatin e referendumit në Zvicër të 7 marsit te viti te kaluar

Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër,  përmes gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka dhene nje qëndrimin të KMSHZ, organizatë kjo më e madhe e komunitetit shqiptare ne Zvicer,  përfaqësuese të xhamive në Zvicër e cila përfshinë 50 xhami të shqiptarëve nën ombrellën e vet, në Konfederatën Helvetike.

« Rezultatin e referendumit te 7 marsit te vitit te kaluar nuk e ekmi pritur ashtu siç doli. Por, meqë jetojmë në një shtet, sikur që është Zvicra, me demokracinë direkte, respektojmë verdiktin që doli nga ky referendum, ku përcaktohet me ligj mos mbulimi i fytyrës, gjegjësisht ndalohet edhe bartja e perçes apo burkës. » ka deklaruar imami Mehas Alija, kryetar i KMSHZ

“Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, rezultatin e referendumit e pranojmë, ndonëse mendojmë se me një ligj dhe ndërhyrje të re në kushtetutën e vendit kufizohet një e drejtë themelore nga korpusi i të drejtave të njeriut », ka shtuar z. Alija.

Sipas Alisë « ndalesa e burkës nuk është ndonjë pengesë reale për besimtarët shqiptarë”

Zvicra nga janari i vitit te ardhshme ndihsta nuk do te kete telashe me qytetaret e saj qe sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nuk jane me shume se 50 femra qe bartin Burka-ferexhe ne kete vend, por do te ballafaqohen me turistet nga vendet arabe qe do te ketë pasoja ne ekonomine zvicerane. E themi kete sepse per cod vit mijera turiste nga vendet arabe vershojne Zvicren e bukur, ku ato gra me burka lene me mijëra franga Zvicres, ndoshta ne vit mbi 100 milionë, te cilat harxhojne duke blerë ari apo stoli tjera hiq hotelet, ushqimin apo transportin.

 

Derniers articles