Ora që po shkruanë historine e orologjise shqiptare « Primordial Passion » me motive kombëtare është kurorëzimi i punës 5-vjeçare e familjes Ruco
« Pasioni Primordial » është një orë që sjell në jetë artin, historinë dhe traditën përmes dizajnit të shkëlqyer dhe teknologjise së lartë në realizim. Ajo është një deshmi për dashurine, vlerat dhe pasionin që qëndrojnë pas krijimit të çdo detaji të saj, duke e bërë atë një pjesë unike dhe të vyer perjetesisht… » tha para mysafirëve z.Spiro Ruco, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Ora e parë e krijuar me motive shqiptare është një kryevepër, e cila paraqet dymbëdhjetë valltarë folklorikë shqiptarë, që përfaqësojnë dymbëdhjetë krahina, secila unike dhe të larmishme në traditat e tyre. E realizuar në ari të verdhë në 18 K, mu në mes të orës është edhe llogoja e krijuesit të kësaj ore, Pirro. 12-të valltarë, katër muzicientë që luajnë në fyell, gajde, çifteli e lahutë përbëjnë mjeshtërinë e kësaj ore që ka përfshirë kaq shumë kulturë shqiptare dhe finesë artistike. Secili prej tyre është projektuar dhe gdhendur në një gamë mikron prej 9-10 mm secila, duke ruajtur origjinalitetin e një vepre arti skulpturore.
Një karakteristikë tjetër e dukshme , sipas z.Spiro Ruco, janë akrepat e orës dyngjyrësh në formën e kthetrave të shqiponjës, që tregojnë orët dhe minutat. Forma përbëhet nga një mikromozaik artistik i larmishëm, në gradient kuq e zi, prej gurësh xhami Murano, i përbërë nga 1500 gurë në tetë ngjyra të ndryshme dhe 64 prerje, më i vogli është me përmasa vetëm 0.2 mm.