13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Gazeta zvicerane: Gjeneva dhe zgjerimi i frikshëm i mafias shqiptare…

Gjenevë, 23 qershor -« Gjeneva dhe zgjerimi i frikshëm i mafias shqiptare » (Genève et la formidable expansion des mafias albanaises) eshte ky titlli i shkrimit te gazetes zvicerane « Tribune de Genève » që bene fjalë për nje bandë te trafikut te drogës ku janë të involvuar shqiptarët, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas « Tribune de Geneve « Njëzet vjet më parë, gjenevanët zbuluan shitësin e parë shqiptar me shumicë, të specializuar në heroinë. Sot, këto mafia bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës së Jugut për të importuar sasi të mëdha kokaine… »

« Gjendet kontejneri i Nespressos i mbushur me 500 kg kokainë në Romont (FR), në vitin 2022. Dy trafikantë shqiptarë me banim në Itali, u arrestuan teksa po përpiqeshin më kot të merrnin drogën në një terminal të Bazelit, ku tashmë ishte gjetur kokainë e pastër 95%. disa javë më parë. Mafiat shqiptare tashmë janë krijuar edhe në vendet prodhuese të kokas… » ka shkruar gazeta TDG.

N evazhdhim Tirbuen de Geneve shkruan se « Eltoni* është rreth të dyzetat, me syze të vogla dhe një xhaketë blu. Majin e kaluar, ai doli para Gjykatës Penale të Gjenevës për furnizim me kokainë dhe hashash për një rrjet të madh të krijuar në rrethin Pâquis. Prokurori kërkon 7 vite burg, do të dënohet me 4 vite në shkallë të parë… »

Raporti vjetor 2023 i policisë kantonale të Gjenevës (« Rapport d’activité 2023 de la police cantonale genevoise ») flet pak me ndryshe per komunitetin shqiptarë

Nuk eshte kjo hera e apre qe kjo gazete zvicerane kur flet per shqiptaret perdor termin « mafia shqiptare » qe ne fakt raporti i fundit i policse e kudnershtion kete. Madje edhe shefja e policisë në Gjenevë, komandant Monica Bonfanti ghajte nje intevriste kohe me apre me gazetarin e Le canton27.ch e kishte then se “Mafia shqiptare” në Zvicër me shumë i shkon titujve të gazetave, ju vete jeni gazetar, duhet te beni nje titull bombastik, qe me ra ne sy shkrimi… »

Për derisa « Tribune de Geneve » flet për « mafian shqiptare », raporti vjetor i policise se kantonit jo që nuk permend « mafia shqiptare », por as shqiparët për krime

Gjatë kësaj jave, Departamentet e sigurisë, policisë dhe drejtësisë pothuajse nga gjitha kantonet e Zvicrës kanë dalë me statsitika për kriminalitetin dhe krimin e organizuar në vend.

Sipas këtyre shifrave, thuhet se në Zvicer kriminaliteti është në rritje, gjë që e dëshmojnë edhe të dhënat e raporteve nga viti 2023. Sipas Bernës zyrtare, gjithsej 522,558 vepra penale, 14 për qind më shumë krime janë regjistruar nga policia në krahasim me vitin 2022, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Statistikat e krimit në Zvicër gjatë vitit 2023. Policia ku ne raport nuk permens « mafian shqiptare » madje as shqiptarët ne rkim t eroganizuar

Statistikat e fundit të krimit e tregojnë këtë: Vjedhjet, dhuna ne familje, krimi digjital, janë shtuar në Zvicër, e sidomos vjedhjet e automjeteve. Disa komandantë policie, nuk e fshihin identitetitn e tyre, profilin e autorëve, se këta janë krysesisht nga vendet afrikane, Magrebi, Algjeria, Maroku dhe Tunizia, por edhe nga vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera sllave si serbë, rusë, rumunë, ukrainas etj…

Policia e Kanonit të Gjenevës sot ka folur per krimin e organizuar gjatë një takimi me përfaqesues të mediave zvicerane dhe botërore, të cilin e ndoqi për së afërmi edhe redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Pyetjes sonë rreth imazhit të shqiptarëve në Kantonin e Gjenevës, meqe jetojnë rreth 40 mije vetë i është përgjigjur z.Ricahrd Boldrini, shef i policise juridike, duke thënë se krimit të organizuar në kantonin e Gjenevës i prijnë njerëzit nga Ballkani. Por këtu nuk përmendi fjalën shqiptar. Në fakt përmendi, por pozitivisht. Sias Boldrinit « shqiptarët në kantonin e Gjenevës, jane punëtorë, kanë imazh shumë të mirë ».

«Mendoj se imazhi i shqiptarëve në Kantonin tonë, qoftë ata nga Kosova apo Shqipëria, është shumë i mirë sepse këta njerëz janë punëtorë, dhe janë integruar prej disa brezash. Nga ana tjetër, tregtarët e drogës nga Shqipëria nuk banojnë ligjërisht këtu. Prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë shkrirje», ka thëne z.Boldrini, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Rreth imazhit të komunitetit shqiptar në Kantonin e Gjenevës numri i te cilëve sillet rreth 40 mijë, edhe shefja e policisë zvicerane, Monika Bonfanti ka thënë disa herë se « shqiptarët në vendin tonë janë punëtorë, te vyeshëm dhe të integruar mirë, madje shembull integrimi për të tjerët.. »

Derniers articles