Selektori i kombetares zvicerane Murat Yakin në bisedë me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch
Bernë, 2 qershor -Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve në Zvicër e identifikojnë veten me të dy përfaqësueset. Me Kosovën, prej nga e kanë prejardhjen, dhe me Zvicrën, vendin ku jetojnë dhe që ua ka dhënë mundësitë e mëdha.
Zvicra edhe në këtë Evropian ka jo pak, por shumë ngjyra kuqezi. Në listën paraprake të publikuar për në “Euro2024”, bie në sy fakti që trajneri Murat Yakin ka ftuar 6 futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka (Bayer Leverkusen), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire), Ardon Jashari (Luzern), Andi Zeqiri (Genk), Uran Bislimi (Lugano) dhe Albian Hajdari (Lugano).
Ndryshe gjatë nje bise me trajnerin e kombëtares zvicerane Murat Yakin, ai për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” nder tjera ka thënë se: « Ne kemi shume shokë me origjinë shqiptare me të cilët kemi bashkepunim të mirë. Unë dhe lojtarët e mi te NATI-t kemi shumë miq kosovarë. Në Zvicër luajnë shumë lojtarë nga Kosova. Ka një komunitet të madh kosovar në Zvicër, kështu që është një gjë e mrekullueshme edhe për ta edhe për ne.. » (It will be a duel between friends. I and also my players have many Kosovar friends. Many players from Kosovo play in Switzerland. There’s a big Kosovar community in Switzerland, so it’s a great thing for them too. »)
Këtë herë nuk janë më në grup me Serbinë për të na dhuruar emocione të forta si në Botëror, por sërish Zvicra bën pjesë në një grup interesant, në Grupin A, së bashku me Gjermanisë, Hungarinë dhe Skocinë.