13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Behrami i dha fund karrierës si futbollist. Ai me detyrë të re “Euro 2024”

Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës si lojtar, por vazhdon të jetë pjesë e futbollit.

Ish-mesfushori i Zvicrës ka qenë i angazhuar si ekspert i futbollit në televizione të ndryshme në Itali dhe Zvicër, ndërsa për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” do të jetë i angazhuar në median zviceriane “20 Minuten”.

Behrami, i cili ka luajtur 83 ndeshje për Zvicrën dhe ka bërë karrierë të madhe në nivel klubesh, do të kryej rolin e ekspertit për “20 Minuten”.

Analizat e Behramit pritet të jenë tepër speciale për sa i përket kampionatit Europian, duke qenë se edhe ai vetë e ka shijuar magjinë që të ofron Europiani.

Derniers articles