16.9 C
Berne
mercredi 15/05/2024

Erdogan përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e Izraelit. Ai ka nje mesazh per Natanjahun..

Hage, 26 janar -Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi Izraelin të premten që të parandalojë aktet e gjenocidit kundër palestinezëve dhe të bëjë më shumë për të ndihmuar civilët, megjithëse nuk dha urdhër për armëpushimin e kërkuar nga Afrika e Jugut, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përshëndeti vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocidin në Rripin e Gazës.

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara nuk urdhëroi sot një armëpushim në Rripin e Gazës, por kërkoi që Izraeli të marrë të gjitha masat për të parandaluar forcat e tij nga kryerja e gjenocidit në enklavën palestineze.

Turqia do të vazhdojë të kërkojë të “sigurojë që krimet e luftës të kryera kundër civilëve të pafajshëm palestinezë të mos mbeten të pandëshkuara”, shkroi Erdogan në rrjetin X.

Ai shprehu shpresën se sulmet izraelite ndaj « grave, fëmijëve dhe të moshuarve do të ndalen ».

Ankaraja ka kritikuar ashpër operacionin izraelit në Gaza, duke deklaruar se bëhet fjalë për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministria e Jashtme turke tha se pret që Izraeli « të zbatojë menjëherë dhe plotësisht vendimin » e gjykatës.

Procesi kundër Izraelit për gjenocid u iniciua nga Afrika e Jugut, e cila kërkoi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të urdhërojë Izraelin të ndalojë operacionin e tij ushtarak në Rripin e Gazës.

Gjykata konstatoi se palestinezët gëzonin mbrojtje në bazë të konventës, dhe se rasti do të shqyrtohej për të dëgjuar nëse të drejtat e tyre po mohoheshin në luftën që gjykata tha se po shkaktonte dëme të mëdha humanitare. Gjykata po ashtu u bëri thirrje grupeve të armatosura palestinezë që të lirojnë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit që shkaktoi konfliktin.

Derniers articles