-0 C
Berne
lundi 23/12/2024

Pas dezinformatave, Vjosa Osmani dhe William Walker dalin me një deklaratë të përbashkët…

Pas raporteve se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ia ka shkëputur kontratën ish-ambasadorit William Walker, ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, njfotn gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Siç njofton presidenca, Osmani dhe Walker kanë biseduar personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Njoftimi i plotë:

Deklaratë e përbashkët e u.d. presidentes Osmani dhe ambasadorit Walker

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Z. Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje.

U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosovën si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.Image

Derniers articles