0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Imami Mehas Alija uron komunitetin shqiptar në Zvicër për festën e Kurban Bajramit me mesazhe paqeje

Berne, 27 qershor -Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë xhematet dhe besimtarët muslimanë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Kurban-Bajramit është të mërkurën, më 28 qershor 2023, raporton ATV dhe gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Të respektuar besimtarë!

Gjendemi në ditët më të mira të vitit, në prag të festës së madhe që karakterizohet me dy adhurime të veçanta: Vizitën e Qabesë – Haxhin dhe therjen e kurbanëve.
Këto ditë festive dhe adhurimi na sjellin bashkë në një atmosferë gëzimi dhe harmonie, duke na rikujtuar rëndësinë e sakrificës dhe të përkushtimit në jetën tonë. Përmes veprave të mira dhe përpjekjeve tona për të ndihmuar të tjerët, ne tregojmë dashurinë dhe mirënjohjen tonë për hir të Zotit të Gjithësisë.

Ditët e Bajramit le të bëhen shkak që të kemi në fokus dashurinë dhe paqen ndërmjet nesh dhe te të gjithë të tjerët me të cilët bashkëjetojmë. Le të përqendrohemi në vlerat që na bëjnë njerëz të mirë dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve. Të kujtojmë gjithmonë se me një veprim të mirë, me një fjalë inkurajuese dhe me dorën e ndihmës, mund të ndërtojmë një botë më të mirë, më paqësore, për të gjithë ne.
Urime të përzemërta për festën e Kurban-Bajramit! Të gjitha bekimet dhe gëzimet e kësaj feste qofshin pjesë e jetës suaj!
Shpresoj që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe lumturi në shtëpitë tuaja. Shëndeti dhe begatia qofshin gjithnjë pranë jush!
Me respekt,
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së

Derniers articles