Skulptori Gëzim Muriqi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thenë se « venia e shtatores se heroit tone kombëtar Skenderbeut (tri metra) ne Zvicer do ishte nje veper e madhe nje per imazhin tone, por edhe për te flanderuar popullin zvceran, autoritet helevtike per gjtha ato te mira, kontrbutin qe ka dhen per Kosovne dhe shipatret para, gjate dhe pas luftes derio ne pamavresin e e Kosovës.. »
Skulptori Muriqi ne vazhdim thote se gjithcak eshte gati për raalizim të kesaj endrre te kahmothsme, qe tashme eshte bere edhe projekt. Mesohet se ai është duke i dhënë dorën e fundit shtatores së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi paraqitet me një fytyrë serioze të mprehtë, sy seriozë, vështrim ngulitës, hunda kërrut, që bie mbi buzët hollake të mbledhura, mustaqe të rregulluara mirë, mjekër jo e stërgjatur, por e prerë me kujdes. Kjo vepër na shfaqet shumë serioze, teje psikologjike. Shkon tutje pasqyrës së skulpturave që jemi ngopur e stërngopur.
Ne fakt nje bust i Skenderbeujt gjendet ne Gjenevë qe nga 28 Nëntori i vitit 1997. Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu i vene nga prof.Astrit Leka, nje veprimtar i shqura në Zvicer, eshte një mrekulli e duarve të arta të Odise Paskalit të pavdekshëm, është i vendosur afer selise se OKB-së, ne parkun William Poppard, buzë liqenit Leman, kjo vepër arti skalit madhështinë e historisë tonë kombëtare dhe vlera të mëdha arti, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Statuja e Skënderbeut që do të vendoset në Zvicër, skulptori zbulon kush e porositi
Skulptori Gëzim Muriqi ka sjellë veprën e tij më të fundit, ai ka bërë një skulpturë gjigande të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
« Kjo vepër ka qenë si ide dhe kërkesa e kahershme mergimtareve. Për realizimine ketij prjekti eshte i intersuar një kosovari i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe e donte këtë skulpturë si shenjë falenderimi për shtetin zvicerian… », ka thënë skulptori Gëzim Muriqi për gazeten zvicerane Le Canton27.ch
“Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falenderuar shtetasin zvcerian për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë.
Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falenderimi e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi jonë kombëtar është edhe hero i evropianëve. Kështu që do vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”,-tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi.
Është njerëzor tepër njerëzor. I holluar në çdo detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Nëse shikohet mirë nuk është trupmadh, duket si trupmadh, nxjerrja e gjoksit jashtë, simbol i trimërisë, fakteve historike. Mbart veshjen e rëndë kaloresiake mesjetare të detajuar nga skulptori i cili bën hulumtim të kostumografisë. Shihet fustanella shqiptare. Thyerja, lëvijzet draperia peshojnë mbi fizionominë e tij. Mban mburojen me shqiponjë dhe me yllin lartë.
I zbritur nga kali, i çveshur nga çdo lloj petku patetikë, larg hiperbolave, i fokusuar në një plastikë natyrale njerëzore, sepse sado që skulptura zhytet në rrënjët e realizmit klasik, prapë se prapë mbart hijen mesjetare.
Nuk është ai Skënderbe i Paskalit të cilin secili prej nesh e mbanë në zemër dhe në kujtesë. Është një Skënderbe i faktuar nga hulumtimi shkencor i personazhit të filmit të famshëm të Skënderbeut dhe kombinim i disa gravurave. Sakt, tamam për ta zbuluar çdo gjymtyrë anatomike duke u nisur nga balli, sytë, hunda, goja, mjekra, krahërori dhe në tërësi trupi.
Mbas lëvizjes kompozicionale, vet skulptori ndjen në brendësi hijen e Gjergjit. Po të jesh skulptor nga i cili rilindin shumë personazhe, duhet të kesh shpirt prej aktori, t’i ndjesh në shpirt sikur rolet të cilat jetësohen nga një trup e shpirt që nuk ju takon atyre. Shumë i ngushtë është kufiri ndërmjet aktorit dhe personazhit. Skulptori këtu liron zinxhirët e shpirtit lundron e lundron drejt një bote të thellë e të mistershme të cilen vërtet e shpërfaq duke mos anashkaluar faktet shkencore.
Skënderbeu duket si mendimtar, strateg, i thellë në projektet e tij duke kalkuluar rezultatet të cilat i kishin konkluzionet e mira dhe të sakta. Shikimi i tij i thellë që krijon batica dhe zbatica për çdo skulptor ngaqë mendimi nuk shihet, por duhet të shfaqet mbas mimikës të cilën e vërejm.
Skulptura duhet të shtrihet më hapësirën, të komunikoj me arkitekturën përreth, t’i rezistoj klimës, hijeve që do përplasen mbi këtë kompozicion. Skulptori e mendon mirë këtë sepse nga të gjitha anët e vrojtimit optik hija e Gjergjit na sfidon.