29.1 C
Berne
lundi 30/06/2025

Franca kualifikohet në finalen e madhe, kërcënim për Argjentinën e Messit

Franca është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, e cila të dielën do të ndeshet me Argjentinën.

Finalja luhet të dielën në orën 16.00.

Francezët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Marokut, në kuadër të gjysmëfinales që u zhvillua në stadiumin “Al Bayt” në Al Khor.

Ndeshje e fortë, Maroku nuk u tregua indiferent për asnjë çast ndaj kampionit në fuqi të botës, Francës. Goli bie qysh në minutat e para të ballafaqimit. Në minutën e 5-të, Theo Hernandez nga afërsia, me goditje të fortë ka realizuar për 1:0.

Në minutën e 17-të, Maroku me fat. Oliveir Giroud godet fuqishëm por shtylla e djathtë ia mohoi golin. Edhe Franca me fat në minutën e 44-të, Achraf Hakimi godet në mënyrë akrobatike brenda 16-shit, portieri Lloris prek topin me dorë por shtylla e djathtë ishte aleat i tij.

Nuk kishte asnjë minutë që u fut në lojë, zëvendësuesi Kolo Muani hoqi të gjitha dilemat në minutën e 80-të, duke shënuar nga afërsia për 2:0.

Didier Deschamps, selektor i Francës, ka shënuar edhe një sukses të madh, për herë të dytë rresht në finalen e garës më të madhe dhe synon të mbrojë titullin.

Franca kualifikohet në finalen e madhe, kërcënim për Argjentinën e Messit.

Maroku do të luajë për medaljen e bronztë ndaj Kroacisë, e cila luhet të shtunën e fundjavës në orën 16.00. /KEMAJL GOCA

Franca – Maroku 2:0

Stadiumi « Al Bayt », Al Khor.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Hernandez (5′), Muani  (80′).
Kartona të verdhë: Boufal.
Franca: Lloris, Dembele (Kolo Muani 79′), Fofana, Giroud (Thuram 66′), Griezmann, Hernandez, Konate, Kounde, Mbappe, Tchouameni, Varane.
Maroku: Bono, Aguerd, Amrabat (78′), Boufal (Aboukhlal 67′), El Yamiq, En Nesyri (Hamdallah 66′), Hakimi, Mazraoui (Attiat-Allah 46′), Ounahi, Saiss (Amallah 21′), Ziyech.

 

Derniers articles