9.5 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Dyshime të forta se Qeveria Kurti emëroi Kryeinspektorin e Punës kundërligjshëm

Prishtine 10 qershor -Kryeministri Albin Kurti në rrugën drejt pushtetit kauzë kryesore e kishte sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Mirëpo, tani duket se qeveria e tij e ka harruar këtë zotim. Emërimi i Kryeinspektorit të Punës nga Qeveria pa konkurs, po konsiderohet i kundërligjshëm. Shkrian gazeta zviceranevduke ju referuar gazetes Nacionale.al

Nga mënyra e zgjedhjes së Kryeinspektorit është alarmuar edhe Këshillit i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK). Këshilli ka treguar për gazetën Nacionale se ka nisur monitorim të jashtëzakonshme për të parë ligjshmërinë e procesit

Në fund të muajit të kaluar, më 25 maj, Qeveria e Kosovës ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës përmes një procesi të dyshimtë. Zgjedhja e Hekuran Nikçit në këtë pozitë po dyshohet se është bërë në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë. Qëllimshëm apo jo, kabineti qeveritar emërimin e këtij zyrtari të lartë e ka bërë sipas Ligjit të Inspektoriatit, i cili parasheh se Kryeinspektori emërohet nga Qeveria me propozim të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë mënyrë, Qeveria ka anashkaluar Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili prej korrikut të vitit 2020, kur ka hyrë në fuqi, përcakton se nëpunësit civilë të kategorisë së lartë drejtuese duhet të zgjidhen sipas këtyre dispozitave të këtij ligji, të cilat kërkojnë se për këtë pozitë Ministria e Punëve të Brendshme duhet të shpallë konkurs.

Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të kësaj pozite, si duket Qeveria ka mbyllur sytë dhe ka zgjedhur rrugën më të shpejtë të zgjedhjes së Kryeinspektorit. Por, legjislacioni në fuqi tregon se Qeveria emërimin e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura në nenin 22 përcakton se drejtorët ekzekutivë të agjencive janë nëpunës civilë të kategorisë së lartë drejtuese, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Në shtojcën e këtij ligji, është vendosur lista e 65 gjencive të pavarura të Kosovës. Në mesin e tyre është edhe Inspektorati i Punës.

Ndërsa, Ligji për Zyrtarët Publikë përcakton shumë qartë mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve ekzekutivë të agjencive.

Neni 32, paragrafi 3, i këtij ligji tregon se “Themelimi, ndryshimi apo përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil bëhet vetëm sipas këtij ligji.

Më pas, ky ligj tregon procedurën e zgjedhjes se këtyre zyrtarëve.

Sipas nenit 40 të këtij ligji, pranimi në një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese bëhet me konkurrim të organizuar për çdo pozitë të lirë, dhe jo siç ka vepruar Qeveria pa konkurs.

Aty sqarohet se kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurrim vetëm nëpunësit civilë ekzistues të kategorisë së lartë dhe të mesme drejtuese në të gjithë Shërbimin Civil.

Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij ligji. Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja kishte vlerësuar se ligj duhet të zbatohet.

“Deri në plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Zyrtarët Publikë nga ana e Kuvendit, dispozitat e këtij Ligji zbatohen vetëm për aq sa nuk cenojnë pavarësinë funksionale dhe organizative të Institucioneve të Pavarura të referuara specifikisht në dispozitiv të këtij Aktgjykimi. Ndërsa, në raport me të gjitha institucionet tjera, Ligji për Zyrtarët Publikë zbatohet nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi”, është thënë në Aktgjykimin e Kushtetueses.

KPMShCK-ja ka nisur monitorimin
Tejkalimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë për emërimin e kryeinspektorit ka nxitur reagimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Gazeta Nacionale ka kërkuar qëndrimin e këtij këshilli për ligjshmërinë e këtij procesi.

KPMShCK-ja ka treguar se ka nisur monitorimin e jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së emërimit të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në pajtueshmëri me kompetencat dhe autorizimet ligjore, me datë 26.05.2022 ka nxjerrë Vendimin për monitorim të jashtëzakonshme në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së emërimit të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës. Këshilli është në fazën e shqyrtimit të dokumentacioneve të ofruara nga institucioni përkatës ndërlidhur me rastin konkret dhe brenda afateve ligjore do të nxjerrë raport për rastin në fjalë”, ka treguar këshilli vlerësimin e vet për gazetën Nacionale.

Këshilli ka treguar se detaje të tjera për rastin do të japë në vendim.

“Lidhur me detajet tjera deri në nxjerrje e Vendimit lidhur me raportin e monitorimit të jashtëzakonshëm nuk mund të japim tani për tani, ndërsa pas vendosjes, të gjitha palët do t’i mbajmë të informuara lidhur me vlerësimin dhe konstatimin e ligjshmërisë në pajtueshmëri me dispozitat e aplikuara ligjore në fuqi”, ka vlerësuar këshilli.

Standardi i dyfishtë i Qeverisë
Krejt standard tjetër Qeveria ka përdorur për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.

Në këtë rast, Qeveria ka zbatuar dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë, dhe Ministria e Punëve të Brendshme, më 16 maj, ka shpallur konkurs publik. Në konkurs thuhet se aplikimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Gazeta Nacionale ka hulumtuar edhe ka gjetur raste tjera, që edhe qeveritë e mëhershme kishin vepruar në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, por KPMShCK-ja i kishte detyruar të tërhiqen.

As ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk e kishte respektuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, kur kishte liruar nga puna Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.
Ky i fundit ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duke pretenduar se kryeministri e ka shkarkuar në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe e kishte fituar rastin.

“Kolegji për shqyrtimin e ankesave, ka konstatuar se Ligji për Zyrtarët Publikë është i zbatueshëm nga data 09.07.2020. Dhe i njëjti, me dispozitat e nenit 32 paragrafi 3 ka përcaktuar se: Themelimi, ndryshimi apo përfundimi i marrëdhënies së punës në Shërbim Civil bëhet vetëm sipas këtij ligji. Ndërsa, neni 85 shfuqizuar Ligjin për Shërbyesit Civilë dhe çdo dispozitë tjetër në kundërshtim me këtë ligj”, është thënë në vendimin e KPMShCK-së.

Po ashtu, KPMShCK-ja kishte treguar edhe për ligjet tjera që nuk ishin respektuar nga ish-kryeministri.

“Duke u bazuar në nenin 9, paragrafin 2, nën paragrafin 2.2 dhe nenin 22, paragrafin 1, dhe 2 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, si dhe nenin 2, paragrafin 3, dhe nenin 33 paragrafin 2, nën paragrafin 2.1 të Ligjit për Zyrtarë Publikë, Kolegji për shqyrtimin e ankesave, ka konstatuar se pozita e Drejtorit të përgjithshëm të ATK-së, hyn në kategorinë e pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuadër të Shërbimit Civil, andaj si rrjedhojë, marrëdhënia e punës e ankuesit rregullohet me dispozitat e Ligjit për Zyrtarë Publikë”, kishte konstatuar këshilli.

Pas këtij vendimi, ish-kryeministri Hoti ishte detyruar që sërish ta kthejë në pozitën e drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezajn.

Derniers articles

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...