3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Pushtimi rus i Ukrainës, shqiptarët: Më mirë 3 vjet burg se 300 vjet nën sundimin sllav të Putinit

Luftetare shqiptare me flamur kombëtar ne Ukraine

Prishtinë/Bernë, 5 mars -Siq kemi raportuar të dielën e fundit presidenti ukrainas Vladymyr Zelensky njoftoi rekrutimin e ushtarëve të huaj për të luftuar në Ukrainë për balle pushtimit rus.

“Të gjithë të huajt që dëshirojnë t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore, ftohen nga autoritetet ukrainase të bashkohen me forcat e mbrojtjes”, thuhet aty, duke specifikuar se do të formohet një njësi speciale me emrin “Legion international”, njftofton nga Prishtina korrespondenti i gazets zvicerane Le Canton27.ch

Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve. Sipas tyre, arusha duhet pritur në komshi, se nesër e ke n’shtëpi!

“Zviceranët që duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë rrezikojnë tre vjet burg”, ka thene shefi i armates zvicerane Thomas Süssli në një interviste ekskluzive dhënë gazetës Blick.ch. Nje ligj i ngjajshem eshte edhe ne Kosovë dhe Shqiperi, ku ju ndalohet qytetarëve te këtyre dy vendeve te lufotjne ne vendet e huaja. Kjo ndalese ishte vene qe kur nisen te shkonin vullnetaret e pare ne Siri apo Afganistan.

Ndryshe, javen qe shkoi gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch shkroi se në Zvicer 35 persona kanë kontaktuar tashmë ambasadën në Bernë për t’iu bashkuar apeleve per vullentare ne Ukrainë, në mesin e të cileve tre persona janë të nacionalitetit zviceran, kurse të tjerët janë rezidentë të huaj, sidomos shqiptare nga ballkani.

Sipas mediave kosovare « Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve. Mësohet se disa veteranë të UÇK kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar Ukrainën për të luftuar kundër Rusisë. Një ndër veteranët e UÇK-së është Feriz Deliu nga fshati Kabash. »

Sipas Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ka thëne se « Aktualisht ne Ukraine jetojne dhe veprojne mbi 5000 shqiptare. Ata jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa, Karkruti, Zaporizhia, Priazovskoe rrethit Georgievka, Devnenskoe dhe Gamovka… »

Tirana dhe Prishtina demantojne Putinin. Thone se bene propagande me qëllime te caktuara
Pas deklaratave te presidentit aktual rus Vladimir Putin se « shqiptaret po luftojne ne krah te Ukrainës » ka reaguar Tirana dhe Prishtina rrespektivisht nga Ministrine e Puneve të Jashtme te cilat e kane demantuar poshte këto akuza, duke i cilësuar si propagande dhe me parapavije te destabilzimit te rajonit.

Por burimt tona nga Prishtina dhe Tirana zyrtare mësoojne, se atutorriteteve të Kosoves dhe te Shqiperise, megjthate, thone, se nuk mund t’i kontrollojnë levizjet e qytetareve, ata pa dijen e shtetit ndoshta mund te shkojne ne menyre private ne Ukrainë, qe eshte në pergjegjësine e tyre, te cilet padyshim do te perballen me ligjin.

Sa i perket numri te shqiptareve qe sot gjenden ne forntet e Ukraines perballe ruseve askush nuk e din sakte. Por, sipas nje aktivisti shqiptare nga Karakruti Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës: Numri i ushtarëve shqiptare ne luftime kunder rusëve nuk eshte i madh ashtu siq pretendon Moska zyrtare, numri i tyre sillet rreth 100 sish, te cilet jane kryesisht qytetare te Ukrainës, që i sherbejnë shteti tone ku jetojme.

Sipas perfaqesuesve shqiptare nga Ukraine aktualisht ne fronetet e luftes ne krah te ukarainasve perballe okupatorir rus jane duke luftuar rreth njeqind shqiptare, por këtet jane kryesisht qyterare te Ukraines, qe prej vitesh jetojnë dhe punojne atje, por ka edhe nga shqiptare te tjera të ardhur nga vendet perednimi. Kurse ata nga Kosova dhe Shqiperia janë më pak, te cilet mund t’i numërojme me gishtërinj.

Për keta vullnetare shqiptarë kane raportuar edhe televizinet nga Tirana si dhe nga Prishtina, madje shpesh duke i hedhur ne ekran ushtare dhe komandant te forcave qe luftojne nen flamurin kaltereverdh. Ne disa media shqiptare jane pare shqiptaret ne Ukraine te veshur deri ne dhembë, qe duket te jene qytetare nga rajoni i Odeses, numri i te cileve eshte i madhe ne ato rajone. Ata shifen me uniforme te ushtrise ukrainase duke valavitur flamurin kuqezi ne me sme shqiponjë.

Solidarizim i madh i shqiptareve ne Zvicer dhe ballkan me Ukrainen. Qindra kosovarë i bashkangjiten aksioneve humanitare te zviceraneve për të ndihmuar popullaten civile të prekur nga lufta

Gazetari Le Canton27.ch gjate vizites së fundit ne Ukraine ka takuar disa te rinje dhe te reja shqiptare (Irina, Olga, Natasha, Sasha, Oksana, Vladimir, Nataliya apo Aleksander..) qe flasin shqip, ndoshta jo aq mire sa ata të Shqipëri apo Kosove, meqe ajte kane migruar qe 200 vite me pare.

« Në Odessa ka dy rrugë, rrugët Veliki dhe Mala Arnautska. Për shkak të disfatës së Rusisë në Luftën e Krimesë, shumë shqiptarë u shpërngulën në Ukrainën lindore në vitin 1861. Deri në shekullin e 20-të, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për origjinën e tyre ishte i dobët. Shqiptaret ne Ukraine kane ruajtur zakonet, dokey dhe traditat kombetare. Per shembull veshjet kombetare per festa apo dasmat nuk i bejne pa flamur kombetar tamam sikur ato ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo Presheve.. » ka thëne per gazeten zvicerane Le Canton27.ch Vladislav Ilchenko, drejtues i organizatës “Unioni i Shqiptarëve ne Ukraine”.

Pjesëmarrerjen e vullentareve shqiptare ne Ukraine, disa nga ta e justifikojne se ne jemi njerez te paqes dhe jemi ne anen e viktimave. « Përderisa ne anen e serbeve gjate luftes ne Kosovë gjendeshin mbi 5000 burra rusë (kryesisht mercenare) pse edhe ne t’mos ndihmojme pupullin liridashes dhe vendin demokratike te Ukrainës… » thote nje analist shqiptar për gazten zvcerane Le Canton27.ch

“Mercenarë dhe grabitës. Vullnetarët e ushtrisë ruse erdhën për të luftuar përkrah vëllezërve serbë. Në emër të solidaritetit sllav. Ky përforcim i ushtarëve të rregullt u mbush me një faunë mercenarësh, paramilitarësh, spiunësh dhe grabitëssh duke arritur gjithsej 5000 burra…” ka shkruar gazeta e njohur franceze “Liberation” ne vitin 1999. (Liberation, 28.06. 1999: Mercenaires et pillards. Des volontaires de l’armée russe sont venus guerroyer aux côtés des frères serbes. Au nom de la solidarité slave. Ce renfort de soldats réguliers s’était grossi d’une faune de mercenaires, de paramilitaires, d’espions et de pillards atteignant en tout 5000 hommes.)

« Deri dje akuzonin se shqiptaret po shkojne te lufotjne ne Siri, ndersa sot na akuzojne pse po shkojne ne Ukraine. Ne me së shumti kemi vuajtur per liri dhe kemi perjetuar krime dhe maskara ne Kosove nga regjimi i eger i diktatorit serb Miloshevic, pse sot ne Ukraine t’mos shkojme te shpetojme jeterat e nje populli popull te kërcnuar nga nje katastorofe humanitare. Ne nuk po shkojme ne Ukrainë të vrasim fëmije e as te bëjme terrorizem, thjesht per t’u solidarizuar dhe per të sjellur rehati, paqen dhe lire perballe okupatrit rus te prire nga diktatori Putin », thone disa.

Nese diplamacia ndekrombërtarpo flet dhe ka shprehur shqetesime per eskalimin e situates ne Ukraine, disa kosovare duke komentuar luften mes Russie dhe Ukrainës, gazetës zvicerane Le Canton27.ch i kane thene se « me mire ta presim arushen ne komshi, se neser e ke edhe ne shtëpi.. »

Duke folur për ndëshikimet dhe ligjet sikur te Zvicrës, po ashtu edhe Kosove dhe Shqipëri, me tri vjet burg, për ata persona qe shkojnë të luftojne jashta vendit,  shqiptare ne diaspore dhe ballkan, thone se « Me mire tri vjet burg se sa 300 vjet nder sundimin sllavë te regjimit diktatorial te Putinit.. »

Ne shqiptare jemi lodhur me okupimet e njepasnjëshme. Dikur nga turqit për 500 vjet, me pas nga fashistet, deri dje nga serbet, neser nga ruset?.. Stop, ne shqiptaret nuk e duam robërinë, te gjtha luftrat na i kane imponuar, ne e duam lirine jo vetem për vete, por edhe për të tjerër, prandaj nuk ka kush te na ndal neve!.. »

Derniers articles