0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Në prag te luftës me Rusinë flasin shqiptarët e Ukraines për gazetën zvicerane: Jemi dhe s’jemi larg luftës. Per momentin, kemi mbi 100 luftetarë në front!

Shqiptaret e Ukrainës:  Ne zonat e nxehta, ne ato te frontit ne Krimea perballe Rusise gjenden mbi 100 shqiptare me uniforma, te armatosu deri ne dhembë…

Kiev, 12 shkurt -Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një nga çështjet më të rëndësishme dhe shqetësuese jo vetem per ukrainasit por edhe shqiptaret qe jetojne tay (mbi 5 mije ish) dhe komunitetin nderkombëtar.

Perkunder apeleve te Tiranes, per largimin e shqiptareve nga Ukraina, shqiptaret ne krah te Amerikes dhe NATO-s vershojne drejt Ukraines per te mbrojtur Krimean nga ruset te cilet dje ishin mercenare ne krah te Serbise ne lufte kunder shqiptareve…

Dje perfaqesues te shqiptareve ne Ukraine nga Odessa i kane thene gazetes zvicerane Le Canton27.ch se «ne Ukraine sot jane ne gjendje gatishmerie, te armatosur deri ne dhembe mbi njeqind shqiptare nga Shqiperia dhe viset tjera shqiptare per te mbrojtur Krimean perballe pushtimit rus.. »

Gazetari i Le Canton27.ch në Kiev

Albanian journalist from Switzerland to Kiev: There are over 5,000 Albanians in Ukraine (Albansʹkyy zhurnalist зі Швейцарії do Kyyeva: V Ukrayini ponad 5000 albantsiv)

Sa shqiptare ka Ukraina; Sa e kane ruajtur gjuhen, flamurin dhe traditat kombetare; Sa jane te organizuar ata; Shqiperia dhe Kosova, cfare po bejne per keta vllezer e motra te «harruara» ne Ukraine; Shqiptaret ne Ukraine sa jane te mobilizuar perballe luftes me Rusine
6. Sa shqiptare gjenden ne front kunder ruseve.. keto ishin vetem disa pyetje qe i debatuam bashkarisht me shqipatret ne Ukraine, rrespektivisht akademikë, studentet dhe ushtarakë.

Shqiptarët e Ukraines janë një komunitet etnik i shqiptarëve që jetojnë në disa zona rurale te Ukrainës. Shumica e shqiptarëve jetojnë në disa fshatra në rajonet e Odessa dhe Zaporizhia. Për eksistimin e nje numri te madh te shqiptareve ne Ukaraine (sidomos ne Odessa). Ato ndodhen në rreshtin e parë pranë Kerçit dhe Janikalës. Disa emigrantë shqiptarë u vendosën pranë Odesës dhe në Budzak. Në vitin 1811, shqiptarët themeluan vendbanimin Karakurt në Budzak afër Bolhradit. Për shkak të disfatës së Rusisë në Luftën e Krimesë, shumë shqiptarë u shpërngulën në Ukrainën lindore në vitin 1861. Deri në shekullin e 20-të, ndërgjegjësimi i shqiptarëve për origjinën e tyre ishte i dobët. Shqiptaret ne Ukraine kane ruajtur zakonet, doket dhe traditat kombetare. Per shembull veshjet kombetare per  festa apo dasmat nuk i bejne pa flamur kombetar tamam sikur ato ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo Presheve, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Perderisa mediat boteror flasin se lufta veq sa nuk ak filluar mes Rusise dhe Ukraines kjo situate nu verehet aq ne syte e shipaterve ne Ukrainë. Në bise me gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch  ata kane phuar se “ne shqiptaret si komunitet ketu jemi aq sa larg, po aq edhe afer luftës. Për momentin ende nuk verejmë nje lufte te tille, por era e saj po vie, sepse ne rruget e Krimeas dhe Kiev, por edhe ketu ne Odesa dhe vendbanime tjera shqiptare verehen njerez me uniforma dhe te armatosur deri në dhëmbë..”
Aleksander Dermentli nga Odessa i cili eshte ne krye të Shoqatës së Shqiptarëve të Ukrainës shpejgon se  “ne si komunitet ne mesin e sllaveve jemi ndoshta pak, por ne Ukrainë jemi mbi 5 mijë qytetarë shqiptare..” Sipas Dermentli, situata është në përgjithësi është e qetë, megjithatë njerëzit po përgatiten për të gjitha skenarët e mundshem. Por në Ukrainë është një thënie, ku thuhet se “rrini pa panikë dhe pastrojeni armën tuaj..per cdo rast”
Se sa shqiptare mund te jene me uniforma, simpejse e forcave te Ukaruines , z.Dermentli, ne vazhdim pohon se “ka shume shqiptare me uniforma cofshin ne ato te policise apo ushtarake. Madje flitet se ne zonat e nxehta, ne ato te frontit ne Krime perballe Rusise gjenden mbi 100 shqiptare me uniforma, te armatosu deri ne dhembë… Ndoshta normale meq  jemi qytetare te ketij vendi, aq me teper kur dihet se ka pasur shume mercenar ruse ne radhet e armatës serbe qe kane luftuar kunder shqiptareve ne Kosovë..”
Ushtari shqiptar ne Ukrainë: Gati për luftë me rusët!.. (“Ready for war with the Russians” said Emanuel Bazanji, the Albanian military in Ukraine)
Per momentin nga Zvicra asnjë vullnetar shqiptarë. Dje mercenarët rusë ndihmuan Serbine ne lufte kunder Kosovës, sot shqiptaret ndihmojne Ukrainën ne lufte kunder Rusisë!

“Këtu në Ukrainë ka shumë Shqiptarë që janë pjesë e ushrisë ukrainase. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më madhe qe janë solidariuzuar me ushtrine ukraianse jane amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia, si dhe shqiptaret.. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Flasin Shqip me mua kur i kam takuar. Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali i Zi apo Maeqenosd Veriore… » ka thene ushtaraku Emanuel Bazanji per mediat shqiptare, citon gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

“Ne jemi të bashkuar në dëshirën tonë për të ndaluar agresionin rus..” tha i riu shqiptar 24 vjecar qe gjendet ne krah te ushatreve ukrainas. Ai eshte Emanuel Bazanji, 24 vjeç, është një ish-ushtar shqiptar që doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën, sepse “ky është kufiri i fundit i demokracisë”, siç e quan ai. Edhe pse nuk ka shifra te sakta zyrtare, por sypozehet te jene qindra sish, thete nje gazetare ukrainase.

Aleksander Lekhov mesazh nga Odessa mediave shqiptare: Aman, mos na thuani « me orgjine shqiptare » se ne jemi shqiptar!.. dhe pike, kaq!

“Pershendetje vella i nderuar!! A jeni mir andej, e kam gjakun e Kastriotit, pa tjeter e din shqipen, se eshte ne zemren Tim !..”... Kjo ishte pershëndetje e pare shqiptarit nga Ukraina e Aleksandrit me agzetariun shqiptar nga Zvicra.

Ndryshe Aleksander Lekhov, nje 32 vjecar sitauten e paraqet me te qete, për dalllim nga mediat e huaj. Lekhov nga Odessa shpjegon se “mbiemri e tij ka kuptimin ne shqip, sepse Lekhov lidhet me monedhen shqiptare Leku ose Leka..” Të larguarit nga Shqipëria, para dy shekujsh e gjsëm Lekjhov thote se gjyshtiort tane kishin ardhur nga zona e Korcës.
Aleksander Lekhov i cili është në mesin e mijëra shqiptare që jetojnë në disa fshatra dhe qytete të Ukrainës, duke e folur shqipen, ndoshta me mire se disa shqiptare ne Amerike apo Evropë, ne vazhdim ka vërejtje per mediat shqiptare qe shkrujane disa se ne “jemi me origjine shqiptare”. Sipas tij “ne nuk jemi me origjine, por jemi shqiptare dhe pikë! Nuk kemi deshire te na thone mediat se ne jemi me prejardhje shqiptare, meqë jemi shqiptar meqë flasim shqip, ne shtëpi mbajme flamurin shqiptare, besa kemi edhe emra shqip, pamvaresisht se nuk kemi shkolla shqipe.. Shqiptaret ne Ukrainë janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës, Karakrut por edhe ne Ismajil. Shqiptaret e pare ketu erdhen para 250 vitesh më parë..” thote Lekhov për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në vazhdim me te riun Aleksander (32 vjeq) rrefen se si i kishin dlaur lotët ngjatrsje pasi kishte komunikuar me nje mik shqiptare. “Nuk kishe me keqe kur nuk mund te merresh vesh me vëllaujn tend, shiopatri me shqipatrin. Une qajta kur kupropva me vone se ai me kihste thene 50 vite e une e kisha kuptuar 15 vite. Nga kjo shume u preka dhe me shperthyen lotet se si ne shiptaret jemi shperndare neper bote, t enej gjaku, me nje flamur nuk merremi vesh..”

Ne bisede me akademike, intelektual dhe studente shqiptare te Ukraines kemi kuptuar se nje president i Ukraines ishte me origjine shqiptar. Mesuam se bëhet fjalë për Petro Poroschenko i lindur ne një fshat shqiptar afer Odesses, ne Bolhrad (Ismajil). Kete e dine edhe e vet Poroschenko i dhe autoritetet ukrainase, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Se cfare po ben Tirana dhe Prishtina per shqiptaret e Ukraines, intelektualet dhe perfaqesuesit shqiptare ne Odessa thone se “deri tash nuk kane bere asgje, perveq ndonje vizite te shkurter e stilit ekskursion. Asgje zyarte deri tash. Ne i kuptojme ata, kur s’mund te bejne gjë per Lugunen e Presheves ne kufi, atehere cfare mund te bëjne per ne 3-4 mije km?! Kemi mbetur ne dorë te Zotit dhe nen meshiren e sllavëve!..”

Derniers articles