6.4 C
Berne
vendredi 14/03/2025

Imami shqiptar ne Bernë, xhamine e ka shëndrruar ne një “Zvicër të vogël”

Bernë, 14 nentor -Se Zvicra është një synonim i demokracise, telerances dhe multietniciteti te cilen e deshmojne shume institcionet kombetare dhe nderkombetare qofte ato ne Berne apo Gjeneve. Nje mozaik kulturash dhe multietniceti nuk e ke sot vetëm ne OKB por edhe ne « copë » te Zvicres sot e gjejme edhe në xhamine e Bernes e cila drejtohet nga imam Mustafa Mehmeti, xhami kjo e cila i perngjan nje mini Zvicer e (Zvicer e vogel) shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sa here vizitojme xhamine ne fjale ajo eshte e mbushur plote me vizitore, jo vetem me xhemat tradicionel, por edhe me mysafire nga komunitetet tjera jo muslimanë madje dhe tash ne kohe pandemie ku po rrespektohen masat dhe dhe regullat e autoriteteve zvicerane.

13 nentori ne Zvicer njihet si “Nata e feve” e cila u shenua edhe ne xhamine e Bernit, ku te pranishmit e tubuar pjesetarë keta te te gjitha feve paten rastin jo vetem te njihen por edhe te kembejne mendime te ndryshme.

“M erastin e kesaj nate, eksploroj biseda midis brezave në fe. Në bashkpunim me kishën protestante të Bernit dhe synagogën u trajtua pyetja se si njerëzit e moshave të ndryshme jetojnë dhe e përcjellin fenë dhe kulturën e tyre në Bernë.” ka thene imami i xhamise ne Berne Mustafe Memeti i pyetur nga gazetari i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch mbi « Naten e feve »

Sipas imam Mustafes “ajo ishte një mbrëmje e mrekullueshme në të cilën të rinjtë tanë kënduan edhe ilahije në gjuhen arabe dhe shqipe. Në fund u zhvillua një panel diskutimi mes myslimarëve, të krishterëve dhe hebrenjve mbi ngjashmëritë dhe dallimet në tri fetë monoteiste.”

Në këtë mbremja xhania e Bernës vertete isgte shendrruar në një “Zvicer te vogel” (Zvicra ne miniature) nje mjedis multietnik qe prezentoi nje mozaik te kulturave dhe tolerances.

Kete shembull te tubimeve dhe bashkpunimit ndërfetar duhet ndjekur jo vetem xhamite tjera, por edhe qendrat e feve tjera ne Zvicer. Fundja, ndoshta jo per ta justifikuar modelin e nje shteti tolerant dhe multientik, por bile per te dëshmuar se jetojme në Zvicer, ka thene ne fund Imam Mustafa.

Derniers articles