17 C
Berne
vendredi 18/09/2026

VERDIKTI / Protesta në Prishtinë, Ambasada amerikane thote mos u sillni fort kah sheshi “Skënderbeu”, aty, njerez edhe me maska…

Sot në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gazmend Syla tha se vendimi, sipas tyre, është i padrejtë dhe se lufta e UÇK-së nuk mund të barazohet me krimet e kryera gjatë luftës.

“UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale, ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje”, tha Syla.

Organizatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar edhe krijimin e një Këshilli Koordinues Kombëtar dhe një platforme ku do të përfshihen institucionet, partitë parlamentare, shoqëria civile, shqiptarët nga rajoni dhe diaspora.

Ata kanë paralajmëruar gjithashtu një strategji kundërshtuese ndaj vendimit gjatë procesit të apelit.

Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim për krime lufte. Vendimi mund të apelohet.

Protesta në Prishtinë, Ambasada amerikane këshillon shmangien e sheshit “Skënderbeu”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një njoftim lidhur me protestën që pritet të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) është paralajmëruar të nisë në orën 12:00, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në njoftimin e saj, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se tubimi mund të sjellë grumbullim të qytetarëve dhe ndryshime të përkohshme në qarkullimin rrugor në qendër të kryeqytetit.

Derniers articles