5.8 C
Berne
mardi 3/12/2024

Zvicër, Krimi i tmerrshëm, u kap në aeroportin e Zurichüt me kokën e gjyshes në çantë, Fatmir T…

Fatmir T. , 21 vjeçari  është një i ri nga Maqedonia e Veriut, iI cili ishte arrestuar  në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch » duke ju referuar policise kantonale dhe Blick-ut.

Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare.

Fatmir T. , 21 vjeçari  është një i ri nga Maqedonia e Veriut, iI cili ishte arrestuar  në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton blick.

Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare, shkruan Blick

Shqiptari ishte munduar ta mbulonte krimin e tij, duke e mbështjellë kokën  e viktimës me një peshqir të mëndafshit, të cilën e kishte vendosur në një qese, pastaj e kishte future në çantën e tij të shpinës. Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Fatmir T. pritet që të dal para Gjykatës së rrethit Frauenfeld për vrasjen që e ka bërë.

Sipas raportit mjekësorë, i cili ka ardhur në  përfundim se 21 vjeçari ka problem shëndetësore. Për këtë, nuk pritet që ai të merr dënim me burg.

Në aktakuzën e tij të ngritur nga Gjykata jepen detaje të tmerrshme se si ka ndodhur vrasja. Fatmir T. ka pritur që të mbetet vetëm me gjyshen e tij në banesën e tyre familjare, ku më pas e kryen vrasjen.

A ishte planifikuar vrasja?

Nipi nuk lë dyshim për veprimin e tij. Ai ishte pastruar dhe ishte parfumosur, pastaj e kishte shkruar një letër në gjuhën italiane duke e rrëfyer krimin dhe e kishte lënë në kuzhinë. Ai ishte larguar nga banesa me  kokën e Miradije T. në çantën e tij të shpinësë.

Ai kishte udhëtuar për në aeroport përmes stacionit të trenit të Frauenfeld

Dy vite pas ngjarjes, vihen dyshimet se a do të ishte parandaluar vrasja. Edhe para këtij krimi, 21 vjeçari kishte pasur probleme me sjelljen e tij.  Ai kishte sulmuar vëllain e tij më të vogël. Kurse njëherë kishte shkuar në punë me armë.

Derniers articles