Plainpalais (Gjenevë) 1 Nëntor –Ju që nuk jetoni ne Gjenevë, keni degjuar për Plainpalais.. Origjina e emrit është mjaft interesante. Pra, Plainpalais nuk do të thotë “fushë e një pallati”, edhe pse sot fjala palais të bën të mendosh menjëherë për “pallat”. “Histoire des sorcières” – Në Gjenevë, vendi kryesor i ekzekutimeve për të akuzuarit për sorcellerie ishte Plainpalais, jashtë fortifikimeve të qytetit, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Emri Plainpalais vjen nga latinishtja plana palus, që do të thotë afërsisht “fushë/kampinë moçalore” (plaine marécageuse). Kjo lidhet me faktin që zona, midis Rhône dhe Arve, ka qenë historikisht e ulët, me ujëra dhe përmbytje të shpeshta.
Ju flet gazetari shqiptar Nefail Maliqi nga vendin e ngjarjes në Plainpalais (Gjenevë) aty ku u masakruan dhjetra gra! Gjaku deri n’gu, prandaj edhe ketu toka, dheu, rëra eshtë ende e kuqe…
“Histoire des sorcières” – Në Gjenevë, vendi kryesor i ekzekutimeve për të akuzuarit për sorcellerie ishte Plainpalais, jashtë fortifikimeve të qytetit.6 prill 1652: Michée Chauderon, personi i fundit i ekzekutuar në Gjenevë për “maléfice”, u nxor në sheshin e Plainpalais, përtej Porte Neuve. Ajo u var dhe më pas trupi iu dogj.
Para saj, Jeanne Brolliet u dogj e gjallë në Plainpalais më 23 prill 1623.
Në total, arkivat e Gjenevës dokumentojnë:
Në Gjenevë, gjatë periudhës 1527–1652, të dhënat historike flasin për:
337 persona të akuzuar për magji.
70 persona të dënuar me vdekje dhe të ekzekutuar.
Prej tyre, 47 gra dhe 23 burra.
267 personat e tjerë nuk përfunduan me dënim me vdekje sipas kësaj statistike.
Plainpalais i sotëm është shumë më i madh dhe urbanizuar, kështu që nuk ka një pikë të vetme moderne që mund të thuhet me siguri se është pikërisht vendi i turrës së druve. Burimet historike e përshkruajnë si “place de Plainpalais, au-delà de la Porte Neuve”.
Ka edhe një hipotezë alternative në literaturën lokale: që pjesa palais mund të lidhet me palis / hunj të vendosur për të frenuar ujërat e Arve. Por burimet zyrtare të Gjenevës e japin plana palus si origjinën e emrit.
Në Gjenevë dhe në territorin e Zvicrës, akuzat për sorcellerie u përhapën veçanërisht nga fundi i Mesjetës dhe gjatë shekujve XVI–XVII. Personat e akuzuar zakonisht dyshoheshin se kishin përdorur magji për të shkaktuar sëmundje, fatkeqësi, dëme ndaj kafshëve ose motit.
Proceset nuk ishin vetëm çështje fetare: autoritetet civile dhe gjykatat luanin një rol të rëndësishëm. Në shumë raste, një akuzë mund të niste nga konflikte brenda komunitetit.
Çfarë ndodhte gjatë një procesi?
Një person i dyshuar mund të merrej në pyetje dhe, në disa periudha e juridiksione, tortura përdorej për të nxjerrë rrëfime. Rrëfimet mund të çonin në akuza ndaj personave të tjerë, duke krijuar zinxhirë procesesh.
Dënimet ndryshonin sipas rastit dhe periudhës, por disa të akuzuar u ekzekutuan.
Zvicra ishte ndër rajonet evropiane ku pati shumë procese për magji, veçanërisht gjatë periudhës së hershme moderne. Megjithatë, historia nuk ishte njësoj në të gjitha kantonet: praktikat gjyqësore dhe numri i proceseve ndryshonin shumë nga një vend në tjetrin.


