(Foto: Pierre Michelvirot & LeCanton27.ch)
Bernë, 3 nëntor – Sot, në Bernë të Zvicrës, u mbajt dreka presidenciale, nën organizimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Botërorë (APES), kryesisht pranë OKB-së në Gjenevë, në bashkëpunim me Presidencën zvicerane. Në të njejtën ditë, kur në Prishtinë « Darka e Lamës » edhe në Bernë u mbajt dreka presidenciale me « sofren shqiptare » me presidentin e konfederatës Helvetike dhe elitën afaristëve shqiptare në Zvicer, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Në këtë evenement tashmë tradicional, që organizohet me presidentët e Zvicrës, morën pjesë mbi 100 personalitete zvicerane dhe boterore, amabsadore, perfaqesue te OKB-së, bankier, biznesmen dhe afariste, nga policia federale FEDPOL bashke me 34 gazetarë botërorë, përfaqësues keta të mediave prestigjioze të akredituara në OKB-së.
Guy Parmelin: Marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë « Excellence »
Para drekes presidenciale, presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin mbajti një kenference shtypi me gazetaret boteror ku në fokus pos zhvillimeve ne bote ishte edhe Kosova dhe imazhi i diaspora shqiptare. Disa ditë më parë, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, përmes gazetës zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch, i kishte përcjellë urimet e tij Kosovës për stabilitetin institucional, zgjedhjen e presidentes së re dhe formimin e Qeverisë së re.
Kur eshte fjala për integrimin e shqiptareve ne Zvicer do theksuar se aktualisht ne Zvicer jane mbi 10.000 nderrmarje qe drejtohen nga pronarë shqiptare. Veq kesaj ne mesin e 300.000 shqiptareve ne Zvicer, mbi 2 mije shqiptare sot jane milionerë. Pandaj une e them shpesh se sot ne kemi tre shtete: Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe Republika Demokratike e Diasporës me mbi 10 milionë « banore » qe perveq gjuhes shqipe flasin mbi 20 gjuhe tjera botërore nga anglishtja deri tek kinezishtja dhe arabishtja.
Gjatë kesaj konference shtypi me presidentin e Zvicrës, gazetari i LeCanton27.ch, Nefail Maliqi, i parashtroi presidentit Parmelin disa pyetje lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, rolinn e Swisscoy, imazhine diaspores dhe renien e diktatorit serb e Aleksander Vucic.
President kofederate Helvetike z.Parmelin u pergjigj se: Marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë « eselance », shumë të mira. Sipas tikj Berna ka nënshkruar me partnerët tanë një marrëveshje të tregtisë së lirë. Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet për të garantuar stabilitetin në rajon.
Presidenti Zvicrës gazetarit Nefail Maliqi: Shqiptaret sot në Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi jo vetem ne futboll por edhe ne shume fusha tjera nga gastronomia deri në deputetë dhe ndërtimtari !
Kam pasur rastin ta takoj dy herë kryeministrin e Kosovës, zotin Albin Kurti. Herën e fundit jemi takuar në Davos, ku arritëm marrëveshjen me EFTA-n, e cila nga 1 tetori ka hyrë në zbatim. Kjo përbën një mundësi të re për ekonominë dhe bizneset e Kosovës, si dhe për produktet “Made in Kosova”, ka shtuar presidenti i Zvicres z.Parmelin.
Sa u përket imazhit te komunieti shqiptare ne Zvicër z.Parlmelin theksoi se « shqiptaret në Zvicër sot jane bëre shembull integrimi dhe suksesi. »
Lidhur me zhvillmet ne ballkan presidenti zviceran ne vazhdim tha se pas zgjedhjeve ne Serbi dhe rënies se Vucivit « Qeveritë mund të ndryshojnë, por Zvicra vazhdon të bashkëpunojë me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime… »
I pyetur per procesin e dialogut te Bruselit mes Kosoves dhe Serbise, presidenti i zviceran ne fund theksoi se « nuk ka alternative tjeter, pos vazhdimit te dialogut mes ketyre dy vendeve për zghidhjne mosmarrëveshjeve mes tyre. Sipas Parmelin, « dialogu është gjithmonë më i mirë sesa bllokimi i situatës apo sanksionet. Mendoj se ajo që mund ta përmirësojë situatën në këtë rajon është, para së gjithash, stabiliteti. Kjo do të ishte në të mirë të të gjithë rajonit, jo vetëm të dy vendeve të përfshira, për Zvicren por edhe për gjithë kontinentit evropian. »


