16.4 C
Berne
lundi 8/06/2026

UEFA raporton dhe ngushellon familjen e Bunjakut dhe presidentin e FFK-ne per humbjen e futbollistit të njohur nga Kosova, Fatjonin

Geneve /UEFA, 8 qershor -Kosova mban zi për sulmuesin Fatjon Bunjaku. Futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku vdiq në një aksident rrugor në moshën 22 vjeç, njoftoi familja e tij, ka raportuar UEFA (Le Kosovo pleure l’attaquant Fatjon Bunjaku) e cia ka derguar ngushllime familjes Bunjaku për humbjen e djalit e tyre Fatjonit, futbollist te njohur kosovar, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

I lindur në Vushtrri, Bunjaku konsiderohej një sulmues i ri premtues, ka shkruar UEFA, duke shuarf se « Fatjoni  luajti për disa klube gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Elbasanin, Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën. I njohur për përkushtimin dhe pasionin e tij për lojën, ai fitoi respektin e shokëve të ekipit, trajnerëve dhe tifozëve kudo që luajti. »

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shprehu ngushëllimet e tij familjes së Bunjakut. « Fatjon Bunjaku ishte një talent i madh dhe një i ri shembullor që përfaqësoi me krenari futbollin kosovar », tha Ademi. « Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin sportiv. Ngushëllimet e mia më të thella familjes Bunjaku. » U prehtë në paqe.

Derniers articles