Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit me entuziazëm në një tubim masiv në Cyrih orghnaizuar nga komunieti shqiptare, ne veqanti nga aktiviste te Vetvesojes ne Zvicer ku muaren pjese mijëra mbështetës shprehën admirimin e tyre ndaj kësaj partie me te madhe ne vend e cila nga vitit 2019 ka fituar zgjedhjen ne rajon, raporton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch qe ndoqi drejtpesedrejti tubimin ne fjalë.
Deputeti zviceran Fabian Molina: Komuniteti kosovar sot ne Zvicer janë puntorë dhe shemubll integrimi dhe suksesi nga gjitha sferat…
Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Kurti u takua me mijëra bashkatdhetarë, të cilët i ofruan mbështetje. Gjatë këtij takimi, Kurti ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset demokratike, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Ne kete tubim ne Cyrih me diasporen kosvare , Kurtit i shte i shqeruar me nej delgacion prej pese anetaresh: Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Loza Gashi, Jeta Statovci, Nezir Kraku, Edona Llalloshi. Kurse mysafir special kishin deputetin zviceran Fabian Molina deputet ne parlamenitn zviceran, anetare i komisionit per siguri dhe politike te jashtme i cili i cili nder tjera theksoi se « komuniteti kosovar sot ne Zvicer janë puntorë dhe shemubll integrimi dhe suksesi nga gjitha sferat… ». Z.Molina ne ket tubim i dha perkrahje Albin Kurtit dhe Kosoves ne integrime proevropiane i cili ftoi diasporen shqiptareqe te votojne « Vetvendosjen » me 28 dhjetor nese ja duan të miren vendit, per funksionimin e shtetit juridik.
Për pjesëmarrjen, vullnetin, kontributin dhe gatishmërinë e tyre, Kurti tha se ishte “përzemërsisht falënderues”. Derisa prezantoi premtimet e tij për mandatin e ardhshëm, Kurti çmoi lart angazhimin e mërgatës në etapa të ndryshme të historisë së vendit.
“Ne asnjëherë nuk e harrojmë sa shumë ka dhënë mërgata për vendlindjen – në okupim, gjatë luftës çlirimtare, në mbijetesën sociale, por edhe për zhvillimin ekonomik, demokratizimin, pavarësimin e Kosovës dhe reputacionin e saj ndërkombëtar. Prandaj, mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit… » ka thëne z.Kurti.
Ai ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor, duke theksuar se roli i diasporës është vendimtar.
Në sallën e mbushur plote me mbi 3.500 pjesëmarrës, flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës te shoqeruar me flamurin e UCK-së dhe Dardanisë valëviteshin, bashke me brohoritje Albin Kurti, Albin Kurti..UCK, UCK rrofte Kosova, rrofte Shqiperia! Do perkujtuar se mediat zvicerane kane shkruar për liderin Albin Kurtin eshte «një burre si ky lind ne 100 vjet!.. » citon LeCanton27.ch
Të pranishmit, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga e gjithë Zvicra dhe vendet fqinje, treguan se shpresat për një Kosovë të qëndrueshme dhe pa korrupsion lidhen ngushtë me Kurtin.
Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për ushtri moderne me standarde të NATO-s, duke shtuar se qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje.
Sipas Kurtit, për të tretin vit me radhë, Republika e Kosovës ka investuar mbi 2 për qind të Bruto Produktit Vendor në mbrojtje. Ai ka thënë se buxheti për ushtrinë është trefishuar, numri i ushtarëve është dyfishuar, trajnimet për oficerë dhe nënoficerë janë katërfishuar, ndërsa shpenzimet për pajisje, armatime dhe municione janë rritur shumëfish.
Kurti shtoi se në një periudhë të mëhershme kishte më shumë armatim edhe në Policinë e Kosovës sesa në ushtri, duke përsëritur se situata e atëhershme tregonte nevojën urgjente për ndërtimin e kapaciteteve të mirëfillta ushtarake.
“Bile, më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, u shpreh Kurti, duke theksuar se sot Kosova po ndërton një ushtri profesionale dhe të aftë për mbrojtjen e vendit.
Albin Kurti: Jemi krena me diaspren shqipare sidomos ne Zvicer, shembull integrimi dhe suksesi duke i kontribouar procesve demokratike jo vetem ne Zvicer por edhe në vendlindje, duke ndertuar jo vetëm Zicrën por edhe Kosovën me djersen e juaj!
« Diaspora kosovare luan një rol kyç në zgjedhje, dhe Vetëvendosje ka mbështetje të madhe jashtë vendit. Në zgjedhjet e fundit, 75% e votave nga jashtë i takuan kësaj partie. Mbështetësit e Kurtit e konsiderojnë atë simbol të ndryshimit dhe integritetit… » Tha Kurti ne vazhdim.
Bashkatdhetarët shprehën interesim dhe përkrahje për proceset zhvillimore, duke nënvizuar lidhjen e vazhdueshme me atdheun. Tubimi o stem në Cyrih ishte më shumë se një aktivitet elektoral; ishte një deshmi e madhe që diaspora i jep Kurtit. Atmosfera festive dhe mesazhet e qarta tregojnë ndikimin që ai ka tek shqiptarët në Zvicër, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen janë të larta.
Në përmbyllje të takimit, kryeministri Kurti ka kërkuar mbështetjen dhe votën e diasporës në Zvicër, duke i ftuar bashkatdhetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e Kosovës.
Albin Kurti shoti se « Vota e e juaj eshte për funksionimin e shtetit jurdik, pa korrupcin dhe pa krime, nje vedn me poune dhe pa eksod. nje vend demokratik i forte dhe i sigurt sikur Zvicra.. »
Jemi krena me diaspren shqipare sidomos ne Zvicer, shembull integrimi dhe suksesi duke i kontribouar proceseve demokratike jo vetem ne Zvicer por edhe në vendlindje, duke ndertuar jo vetëm Zicrën por edhe Kosovën me djersen e juaj!. Lideri Albin Kurti mezi e mbaroi fjalimin, meqe e nderprene dhjetra here pjesemarrësit me duatroktije te gjata dhe brohoritje si: Rrofte Albin Kurti, rrofte Kosova, rrofte UCK-ja! Kurti sot ne Cyrih me fjalimin e tij ka emocionuar publikun si një “yll roku”, ka shkruar ne fund nga vendi i ngjarjes gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch
Tubimi perfumndoi pa asnje incident, me nje koncert me mysafiren speciala, me yllin kombëtar, kengetaren e njohur Edona Llalloshi e cila u prite me duartroktije frenetike

