Agjencia boterroe prestigjioze Reuters ka raportuar mbi intervistën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhënë mbrëmë në “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ku ai foli për marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara të Amerikës te cilat i ka cilësuar te shkelqyeshme, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Në intervistën në Kanal10, Kurti konfirmoi se vendi ka filluar të pranojë persona të deportuar nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë shtetas të Kosovës.
Reuters vuri në dukje se kjo është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të gjetur partnerë ndërkombëtarë që të pranojnë persona të treta shtete, ndërkohë që Kosova ka treguar gatishmëri edhe për marrëveshje të ngjashme me Danimarkën dhe Britaninë e Madhe, citon gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

