Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë gjatë ditës së sotme kanë mbajtur mbledhjen e shtatë në radhë të dy qeverive në qytetin e Elbasanit.
Në këtë mbledhje nga kabinetet e të dyja shteteve u nënshkruajtën 13 marrëveshje.
Marrëveshjet e nënshkruara i keni si më poshtë:
Rama: Bashkëpunimi me Kosovën ka marrë një ritëm të ri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Kosovës, tha se me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja, bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka marrë një ritëm të ri.
Në një konferencë për medie, Rama tregoi në detaje marrëveshjet e arritura.
Rama: Kemi arritur marrëveshje konkrete me Qeverinë e Kosovës
“Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete ku pa dashur të marrë kohë më tepër do të nënvizoj marrëveshjen për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Të dy qeveritë kanë përafruar në buxhetin e vitit 2022 një fond dhe dy ministritë kanë dakorduar ekipin e përbashkët të punës në ndërkohë. Po ashtu dua të nënvizoj marrëveshjen që qon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor. Një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, eksportuese dhe importuese po ashtu edhe ekonomitë tona do të kenë përfitimin e tyre. Më tutje nënvizoj se eliminimi i gjitha procedurave të dyfishta është objektivi ynë në gjithë sektorët dhe në rastin konkret krijimi i një manuali të ri në Durrës është ngritja në një nivel tjetër i lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. E treta që është lajm i mirë për dy anët është se është dakorduar krijimi i një lehtësimi të ri doganor në kufi që mos të krijohen radhë të gjata për kontrolle të dyfshita”, tha ai.
Rama tha se një pjesë e marrëveshjeve të arritura më herët kanë gjetur zbatim, por për disa të tjera po ka pengesa burokratike.
Rama: Implementimi i disa marrëveshjeve po has në pengesa burokratike
“Dua ta falënderojë të gjithë skuadrën e Kosovës, Albin personalisht për ritmin e ri që ka marrë ky proces. Një pjesë e marrëveshjeve janë zbatuar, disa janë në zbatim, por problematika nga niveli i lartë në nivel administrate është burokratik”, tha Rama.
Krahas kësaj, kryeministri shqiptar tha se duhet të ngritët një rrjet i përbashkët konsullorë.
Rama: Kemi shtrirë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta
“Kemi shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta. Duke u bazuar më disa shembuj pozitiv, duam të krijojmë sa më shumë hapësira të përbashkëta për shërbime konsullore për t’iu dhënë qytetarëve një adresë dhe për të larguar shpenzimet”, tha ai.
Krijimin e sekretariatit koordinues për zbatimin e marrëveshjeve, Rama e konsideroi si një hap që do të sjellë përshpejtimin e të gjithë hapave të tjerë.
Rama: Sekretariati koordinues sjellë përshpejtim të të gjithë hapave tjerë
“Mos mendoni që sekretariati është një mekanizëm që e shpikëm sot. Ka qenë kërkesë e punës kaherë që nuk është bërë asnjëherë. Por sot kemi sekretariatin, sot e formalizuam, por koordinatorin e kemi në punë qysh kur ishim në Prishtine”, theksoi ai.
Kjo është mbledhja e shtatë e dy qeverive.
“Është debat i hapur mes meje dhe Albinit”, Rama flet për Ballkanin e Hapur, bën krahasimin interesant të dy shteteve me shqiponjën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti po mbajnë konferencë të përbashkët për media, pas mbledhjes së 7-të të qeverisë së përbashkët në mes të dyja vendeve.
Ata u pyetën edhe për Ballkanin e Hapur, derisa Rama deklaroi se mendimi që ka për të nuk është pengesë që Kosova dhe Shqipëria t’i forcojnë marrëdhëniet.
Ai krahasoi shtetet shqiptare me shqiponjën dykrenare që kokat shohin në drejtime të ndryshme.
“Mendimi im për Serbinë nuk është sekret dhe nuk ka ndryshuar. Sa i përket Ballkanit të hapur kemi sigurisht 2 qasje të ndryshme por ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin se mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat por kjo nuk mund të na pengojë të bëjmë gjëra të përbashkëta për vende tona. Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e hapur nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka është një trup i vetëm kur njëra kokë sheh nga njëra anë dhe tjetra nga ana tjetër por trupi qëndron drejtë, që do të thotë shqiponja është e informuar në 36- shkallë. Mos keni dyshim që shqiponja mund të kapet në befasi pasi i sheh gjërat nga të dyja anët, mos të keni asnjë shqetësim për këtë. Është e rëndësishme që në këtë periudhë jemi shqiponjë me dy koka, por kur të vijë dita të jemi me një kokë, është rreziku që ta hamë veten”, u shpreh Rama.
Ai tha se me Kurtin ka një debat të hapur për Ballkanin e Hapur dhe tha se me të nuk mund të jenë të gjitha debatet e mbyllura.
“Për Ballkanin e hapur është një debat i hapur mes meje dhe Albinit dhe kurrë mos pritni që ne të kemi debate të mbyllura pasi atëherë i bie t’i ndërrojmë emrat dhe nuk mund të mendojmë njësoj”, tha ai./BS/
Kurti i thotë Ramës: Na duhet edhe dielli edhe shiu për “të mbjellat tona”
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se është e rëndësishme që 13 marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive të nisin që të zbatohen plotësisht dhe pak nga pak të bëhen reale.
Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës ka thënë se vendet duhet të punojnë fortë dhe për zbatimin e planeve dhe marrëvesjeve të përbashkëta duhet edhe diell edhe shi.
“I dashur Edi ne po mbjellim së bashku, dhe do të na duhet edhe diell edhe shi, që të vjelim frytet për qytetarët tanë. Jam i gëzuar për mbledhjen e 7-të mes dy qeverive tona, kemi nënshkruar 13 marrëveshje sot, duke e rritur më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, zhvillim dhe mirëqënie.
Janë marrëveshje sa me rëndësi ekonomike po aq edhe historike, është jetësimi i ëndrrës së shqiptarëve për të qenë krenarë në vendin e tyre. Sa më të integruar të jemi aq më mirë do të jetë për qytetarët, dhe aq më të bindur do të jenë ata për ta ndërtuar jetën në vendin e tyre. Gjatë ditës së sotme, në forumin e biznesit do të diskutojmë për veprime konkrete”, u shpreh Kurti.
***
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive, dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë dalë në një konferencë të përbashkët duke pasqyruar dhe vullnetin e përbashkët për zbatimin konkret të tyre.
Mbledhja e shtatë mes dy qeverive, por e para si Albin Kurtin kryeministër, ka dhuruar edhe « fërkime » të vogla mes dy kryeministrave, por që në fund të dy kanë shprehur qëllimin e mirë për të zbatuar marrëveshjet.
« Kemi hedhur pikat e takimit, kemi firmosur një sërë marrëveshjesh shumë konkrete. Kemi nisur menjëherë nga puna për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, kjo është e rëndësishme për t’u nënvizuar, që të dy qeveritë kanë parashikuar një fond për këtë qëllim në buxhetin e vitit të ardhshëm, të dy ministritë kanë dakordësuar për ngritjen ekipit të përbashkët ndërkohë », tha Rama.
Ai shtoi se edhe « synimi i Albinit dhe i imi për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar në modelet pozitive si Milano dhe Mynihun ».
« Më lejoni ta falendëroj sinqerisht të giithë skuadrën e Kosovës, Albinin personalisht, për ritmin e ri që ka marrë ky bashkëpunim. Problematikja nga niveli i lartë politik i vendimmarrës i qeverisës në nivelin e zbatimit të administratës është një praktikë bllokuese. Krijimi i seketariati për dy qeveritë, si mekanizëm i ri funksional e që raporton e orientohet nga zyra e dy kryeministrave, e që informon zyrat për problematikë që ka nevojë për ndërhyrje të dy kryeministrave është një hap që besoj se do ta shtyjë më tej zbatimin e marrëveshjen. Albin miku im mundimin për të ardhur deri këtu, do të kishim dashur dhe të prisnin me diell, nuk ia dolëm, mbase ky shi që vazhdon e nuk pushon besoj se është ogur i mirë për bereqet për ndërvperimin e gjithë hapësirës së dy shteteve, duke e kthyer kufirin në një formaliteti në atë që na përcakton si dy shtete të ndryshme, e jo si një mur mes dy vendeve », tha Rama.
Kurti zotohet për zbatimin e 13 marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, ka thënë se 13 marrëveshjet e arritura do ta rrisin bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kurti në një konferencë për medie, Kurti tha se sa më të integruar të jenë dy qeveritë, aq më mirë do të jetë për qytetarët në dy vendet.
Kreu qeveritar, në Elbasan të Shqipërisë u zotua se do të jap maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Kurti dhe Rama nënshkruajnë marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë nënshkruar marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që po mbahet në Elbasan.
Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ndër marrëveshjet e arritura është edhe qarkullimi në pikat kufitare pa ndalesa.
Para sezonës së verës qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi.
Kështu u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Çuçi: Qarkullimi në pikat kufitare do të bëhet pa ndalesa
“Nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve sidomos në pikën kufitare të kalimit të dy vendeve tona. Kemi rënë dakord me ministrin e Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë vetë çdo gjë sa i takon identitetit të takimesh nëpërmjet të leximit të targave dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pas nevojë që të ndalohet fare në kufi. Kjo është një përpjekje që të dy bashkë e kemi ndërmarr kemi bërë edhe planin e punë dhe mendojmë që do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonit. Ndërsa sa i takon flukseve tjera që do të jenë të mëdha dhe jo të zakonshme përpara sezonit përfshirë këtu edhe festën kombëtare ku lëvizja do të jetë me një fluks të shtuar kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë të qarkullimit të shtetaseve në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 nëntori. Besoj që jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar tashmë një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar që ne jemi dy shtet të ndryshme », tregoi ministri Çuçi.
Të dyja shtetet kanë bërë marrëveshjen për leje qëndrim, ku tash e tutje qytetarët për të jetuar në të dyja anët e kufirit të shqiptarisë mjafton të plotësojnë një formular, të kenë një mjet identifikimi dhe të deklarojnë një adresë të përshtatshme dhe menjëherë pa asnjë procedurë shtesë mund të merret leja pesë vjeçare. E rëndësishme në këtë pikë është vlerësuar edhe fakti që kjo leje qëndrimi unifikon dhe është e njehsuar me leje të punës.
Marrëveshje tjetër e dy ministrive të punëve të Brendshme është edhe lëvizja e lirë e banorëve përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 kilometra në secilën anë si dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët në Shtavec-Krushevc dhe për pjesën që ka të bëjë se çka duhet të presin nga ju të dy.
Në mbledhjen e dy qeverive, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se marrëveshjet e arritura mes dy ministrive do të kenë ndikim jo vetëm në aspektin juridik por edhe në atë politik, ekonomik, historik e kulturor.
Sveçla: Marrëveshjet e arritura mes dy shteteve janë të rëndësishme
“Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës që nga fillimi i kohës sonë e ka pas nga prioritet e saj zhvillimin dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërshtetërore me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Ne sjellim tri marrëveshje bilaterale të rëndësishme jo vetëm në aspektin juridik por edhe në atë politik, ekonomik, historik e kulturor mes dy shteteve tona. Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin e të dy shteteve dhe të BE-së. Këto marrëveshje vijnë si përgjigje e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve”, tha Sveçla.
Dy qeveritë dakordohen që qarkullimi në kufirin Kosovë-Shqipëri të bëhet pa ndalesë
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi ka thënë se para sezonës së verës së ardhshme qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi.
Çuçi tha se kanë rënë dakord me homologun e tij Sveçla që të vendosin një sistem kamerash në kufi dhe makinat të qarkullojnë pa ndaluar fare.
“Nga ana tjetër, nuk është pjesë e marrëveshjes por me kërkesë të kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës sidomos në pikën kryesore të kalimit mes vendeve tona, kemi rënë dakord me ministrin e Brendshëm të Kosovës që do të vëmë një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim dhe kamerat do të regjistrojnë çdo gjë përsa i përket identit të makinës që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë fare të ndalojë në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt sesa fillimi i sezonës”, tha ai.
Ai po ashtu tha se gjatë fundjavës së festave të nëntorit s’do të ketë kontrolla në kufirin Kosovë-Shqipëri.
“Kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë në qarkullim gjatë festës së 28 nëntorit. Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi qarkullimi pa e kuptuar se ne jemi dy shtete të ndryshme”, tha ai.
Rama – Çuçit e Sveçlës për leje qëndrimin: Pse nuk e hiqni farë këtë pesëvjeçarin?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga dy Ministrat e Punëve të Brendshme, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, Xhelal Sveçla e Bledi Çuçit, ta heqin leje qëndrimin pesëvjeçar.
“Pse nuk e hiqni fare këtë pesëvjeçarin?”, pyeti Rama, dy ministrat.
“Këtë lejën pesë vjet pse e bëni, do martohen njerëzit për bashkim familjar dhe pas pesë vjetësh të vijnë prapë t’ju informojnë. Pse nuk e hiqni, e marrin lejen për t’u martuar nga familjare, juve t’ju njoftojnë që janë martuar dhe kanë vendosur të jetojnë Kosovë ose Shqipëri. Ju jepni lejen e qëndrimit pastaj pse duhet të vijnë prapë tek ju pas pesë vjetësh?”, tha Rama.
Fjalën e mori Xhelal Sveçla për t’u përgjigjur i cili tha: “Leja pesëvjeçare do të vlejë për studentët, për të punësruarit, ‘por kjo s’nënkupton se ai pas pesë vjetësh të kërkojë leje prapë’.
“Hiqeni fare këtë pesëvjeçarin”, tha sërish Rama.
Kurti prezanton marrëveshjen për lehtësirat doganore: Të sillemi si diplomatë, por të punojmë si patriotë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kërkoi që të flitet si diplomatë por të veprohet me patriotizëm. Kurti tha se si patriotë duhet t’i forcojmë dy shtetet tona.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se progresi i marrëveshje duhet të shoqërohet me cilësinë në zbatimin e tyre sepse janë sa me rëndësi ekonomike aq edhe historike.
Kurti: Të sillemi si diplomatë e të veprojmë si patriotë
“Tani të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do ishte marrëzi. Të thuash se jemi të lumtur se jemi dy shtete se kështu jemi më të fortë do të ishte sa teprim, por aq edhe shkurtpamësi. Të thuash se angazhohesh për bashkim kombëtar do të të shquanin për nacionalist, e të thuash se do të bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm kështu që të flasim si diplomatë dhe të veprojmë si patriotë. Si diplomatë jemi të vetëdijshëm dhe të qartë se mbledhja është në horizontin e integrimit. Integrimi ynë mes shteteve tona është edhe strategjik edhe më tepë, qëllimor. Progresi i marrëveshje duhet të shoqërohet me cilësinë në zbatimin e tyre sepse janë sa me rëndësi ekonomike aq edhe historike. Si patriotë duhet t’i forcojmë dy shtetet tona”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës u ndal dhe të projekti i hekurudhës mes Durrësit dhe Prishtinës për të cilën tha se do të forconte shqiptarët në aspektin gjeopolitik por do të ndihmonte edhe vendet fqinje.
Kurti: Hekurudha Durrës-Prishtinë forcon shqiptarët
“Linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash. Është ekologji dhe fuqi e tokës në det. Është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është e sa një rëndësie ekonomike por edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët por edhe do ta ndajmë të ardhmen”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar prezantoi edhe marrëveshjen për lehtësimin e procedurave doganore që parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe në Porto Romano.
Kurti: Zyrë doganore në Durrës dhe Porto Romano
“Po prezantoj marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore ose të kontrollit hyrje-daljeve të mallrave. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zbatimi i lehtësirave, thjeshtësimi i procedurave doganore, dhe zvogëlim i kohës së pritjes në pikat e kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri. Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe Porto Romano dhe thellomini bashkëpunimit në mes të dy vendeve të procedurave doganore dhe kontrollit të hyrje-dalje të mallrave”, prezantoi Kurti.
Ministri Svelça tregon tre marrëveshjet me Shqipërinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur, në mbledhjen mes dy qeverive, tre marrëveshjet e Ministrisë së Brendshme kosovare me atë shqiptare.
Tre marrëveshjet janë lëvizja e lirë me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë banorët e kufirit, rikategorizimi i pikës Krushevë-Shishtavec nga kategoria C në atë BE, si dhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve.
“Do definohet lëvizja e lirë e brezit kufitar. Ndarja e kufirit ndau në mënyrë të pamëshirshme familje, farefise, shoqëri e zona kulturore që kishin jetuar bashkë për shekuj me radhë. Banorët do kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë. Lëvizja e lirë do ta ringjallë atë komunitet kulturore e ekonomik, dhe do lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar, të cilët kanë lidhje familjare mes tyre. Do hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që të paraqitet nevoja. Do zhvillohet ekonomia dhe tregjet lokale do rriten shërbimet mes dy vendeve. Marrëveshja 2 është ajo për rikategorizimin epikës Krushevë-Shishtavec. Nga kategoria C do kalojë në kategorinë B. Do bëhet pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune dhe do të punojë në 24/7 për trafik të udhëtarëve, dhe posaçërisht atyre shtetasve të huaj, mjeteve dhe mallrave jokomerciale. Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e leje-qëndrimeve, e cila do prodhojë lehtësim në marrjen e leje-qëndrimit të përkohshëm që tani do merret për 5 vite. Do ketë lehtësim dhe heqje të barrierave burokratike”, deklaroi Svelça.
“I dashur Edi, edhe kur bie shi, ne themi se dita do të jetë me bereqet”, fjalimi i Kurtit në Elbasan
Ka nisur në Elbasan mbledhja e 7 e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.
Në këtë mbledhje priten të firmosen disa marrëveshje mes dy shteteve.
Mbledhjen e nisi Rama i cili tha se “Do kishim dashur t’iu prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jenë shi që të jemi bashkë. Ky është takimi i shtatë mes dy qeverive dhe sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë”.
Në fjalën e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, ai tha se në këtë shi në Kosovë e kemi bereqet.
“I nderuar kryeministër i Shqipërisë, zotëri Edi Rama, i dashuri Edi, të nderuar ministra të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, ne shqiptarët jemi njerëz optimistë, edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi, themi të jetë me bereqet“, tha Kurti.
Ndërkaq, bëjmë të ditur se për ndryshe nga herat e tjera, ku tryeza ishte e rrumbullakët kësaj here ishte më ndryshe.
Rama: Njohje për pensionet, sigurimet shoqërore dhe diplomat e studentëve në Kosovë dhe Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare me atë të Kosovës se disa nga marrëveshjet që do të firmosen janë njohja e pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe diplomat e studentëve në dy shtetet.
“Marrëveshja që kemi sot para nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike që është fare e natyrshme por u desh të uleshin dhe ta materializonin. Krijohen kushte shumë më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës. Për bashkimin e shqiptarëve në një hapësirë të vetme ku shqiptarët mund të punojnë dhe të dalin në pension dhe të përfitojnë kontribut pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo Kosovë. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh për garantimin e çdo qytetari për të punuar dhe jetuar në cilëndo anë të kufirit. Të diplomuarit në universitetet tona do kenë njohje reciproke të diplomave në mënyrë elektronike.
Hiqet edhe diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës dhe mosdëshirës së burokracisë në të dy anët. Është marrëveshje inovatore. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prej të dyja qeverive prioritet dhe paraprija e thellimit të këtij bashkëpunimi si nevojë urgjente për të fuqizuar kapitalin tonë njerëzor është detyra jonë. Pas nisjes së punës për hekurudhën nënshkruajmë një memorandum bashkëpunim për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar sepse hedhim një hap konkret. Jemi të bindur që në varësi të këtij studimi do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve.
Nga ana tjetër jemi shumë të qartë që në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. Jemi të vetëdijshëm që një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike janë çështje burokratike. Më vjen mirë që firmosim sot për lehtësimin e kalimit doganor. Kemi gjetur një rezonim të plotë bashkë me kryeministrin. Jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës të krijohen në godina të përbashkëta.
Është një racionalizim edhe i shpenzimeve sepse në këtë mënyrë mund të paguajmë më pak për të pasur hapësirat. Dhe mund të punojmë më shumë për mbajtjen gjallë të nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufijve me diasporat tona. Koordinimi mes nesh është themelor dhe këto marrëveshje kanë një karakteristikë dhe nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë të mbeten në kalendat greke. Sot është nevoja për të zbatuar ato masa në mënyrë që nga gjithë dakordësitë në letër të kalohet në realitet tjetër në terren për mallrat dhe shërbimet që hapësira e përbashkët të jetë realisht hapësirë e përbashkët”, tha Rama.
Propozimi i Ramës për Kurtin: Të kemi një abetare të unifikuar të gjuhës shqipe!
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë që po mbahet këtë të premte në Elbasan, Kryeminsitri Edi Rama propozoi krijimin e një abetareje të unifikuar për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Ne kemi dakordësuar në qeveri në mbledhjen e fundit që të punojmë që në vitin e ardhshëm që është dhe jubilar për pavarësinë e vendit tonë të kemi gati abetaren e unifikuar.
Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit… Me shumë kënaqësi dua që ta ndajmë së bashku këtë objektiv, në mënyrë që nëse biem dakord sot, të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri në Kosovë, e më pas ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe.
Do na duhet një punë cilësore për të bërë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve” – tha Rama.
***
Në Elbasan janë bërë baskë kabinetet qeveritare nga Shqipëria dhe Kosova.
Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
16 marrëveshje pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë mbahet në Elbasan
Dy qeveritë e Shqipërisë dhe e Kosovës këtë të premte zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët.
Ndërkohë sipas agjendës së bërë publike, mësohet se përveç mbledhjes së përbashkët me të gjithë kabinetin qeveritar do të ketë dhe një takim mes dy kryeministrave Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Agjenda e plotë:
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë.
Kjo do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme.
Në mbledhjen e dy qeverive marrëveshjet të cilat do të firmosen, do të prekin fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik dhe konsullor, arsimi, drejtësia, shkenca apo kultura.