3.4 C
Berne
jeudi 5/11/2026

Shefi i diplomacise zvicerane Cassis nisë turneun ne ballkan, e fillon me Kosovën

Bernë, 5 tetor -BKëshilltari Federal zviceran Ignazio Cassis do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga 4 deri më 6 nëntor 2026, në kuadër të angazhimit të Zvicrës për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, njofton fton gazeta zvcierane në shqip LeCanton27.ch

Vizita do të përqendrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, integrimin evropian dhe mbështetjen e dialogut politik në rajon. Cassis do të udhëtojë gjithashtu në këto tri vende në cilësinë e tij si Kryetar i Radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku do të vizitojë misionet e kësaj organizate në Beograd, Prishtinë dhe Shkup.

Gazeta zvicerane ens qhip LeCanton27.ch ka mesuar se kryediplomati zviceran në Prishtinë do të takohet me Presidenten Justina Shiroka Pula, Kryeministrin Albin Kurti dhe shefin e diplomacisë Glauk Konjufca.

Zvicra ka qenë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor që nga vitet 1990. Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA), vizita e Cassis-it synon të riafirmojë marrëdhëniet e ngushta të Zvicrës me tri shtetet, ku një rol të rëndësishëm luan edhe diaspora e madhe nga ky rajon që jeton dhe vepron në Zvicër.

Gjatë takimeve, kreu i diplomacisë zvicerane pritet të theksojë rëndësinë e dialogut, kujtesës historike dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve. Në Beograd dhe Prishtinë, ai do të marrë pjesë edhe në përurimin e ambienteve të reja të ambasadave zvicerane.

Takimet në Kosovë: tregtia, dialogu dhe KFOR-i

Një nga ndalesat kryesore të vizitës do të jetë Kosova, ku më 5 nëntor Ignazio Cassis do të takohet me Presidenten Justina Shiroka Pula, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Në qendër të diskutimeve do të jenë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, veçanërisht marrëveshja e tregtisë së lirë në kuadër të EFTA-s, e cila ka hyrë së fundmi në fuqi.

Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe roli i këtij procesi në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Cassis do të vizitojë edhe misionin ndërkombëtar paqeruajtës të KFOR-it. Zvicra është pjesë e këtij misioni që nga viti 1999, përmes kontingjentit të saj ushtarak SWISSCOY.

Serbi: zhvillimet politike dhe procesi zgjedhor

Në Serbi, Cassis do të zhvillojë takime në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve të brendshme politike. Në cilësinë e Kryetarit të Radhës të OSBE-së, ai do të takohet me presidenten e përkohshme serbe, Ana Brnabić, si dhe me përfaqësues të zgjedhur nga lista e studentëve.

Diskutimet do të përqendrohen në tranzicionin ndërmjet blloqeve të ndryshme politike dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me kërkesë të Serbisë, procesi zgjedhor është vëzhguar nga një mision i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Maqedonia e Veriut: integrimi evropian në fokus

Vizita e Cassis-it do të përfundojë më 6 nëntor në Maqedoninë e Veriut, ku ai do të takohet me ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski.

Marrëdhëniet dypalëshe me Zvicrën, integrimi evropian dhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor do të jenë temat kryesore të këtij takimi.

OSBE-ja dhe roli i saj në Ballkan

Në kuadër të mandatit të tij në krye të OSBE-së, Ignazio Cassis do të vizitojë misionet në terren në Beograd, Prishtinë dhe Shkup, për t’u njohur nga afër me punën dhe sfidat e tyre.

OSBE-ja luan një rol të rëndësishëm në rajon përmes mbështetjes së dialogut politik, forcimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe promovimit të sigurisë.

Vizita e kreut të diplomacisë zvicerane në tri shtetet e Ballkanit Perëndimor vjen si një sinjal i vazhdimësisë së angazhimit të Bernës për dialog, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë evropiane.

Le Canton27.ch

Derniers articles