19.4 C
Berne
vendredi 7/08/2026

Dy vëllezër shqiptarë në Gjenevë diplomojnë së bashku për mjekësi, një histori suksesi që frymëzon diasporën

Gjenevë, 6 gusht -Shqiptarët në Zvicër vazhdojnë të dëshmojnë se janë një komunitet i integruar dhe i suksesshëm, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike. Sot, në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, ndërsa vetëm në kantonin e Gjenevës numërohen mbi 30 mijë.

Komuniteti shqiptar është i pranishëm në çdo sektor – nga biznesi, ku menaxhon mbi 10 mijë kompani, te politika, me përfaqësues në Parlamentin zviceran, si edhe në profesione të ndryshme si mjekë, arkitektë, policë, pedagogë, inxhinierë dhe sipërmarrës. Pikërisht për këtë arsye, Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, deklaroi së fundmi në Bernë për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch: « Zvicra nuk mund të paramendohet pa shqiptarët. »

Vëllezërit shqiptarë Genti dhe Platoru diplomojnë së bashku në Mjekësi në Gjenevë: Një histori suksesi që nderon diasporën shqiptare

Një tjetër histori që pasqyron më së miri këtë realitet është ajo e dy vëllezërve Gent dhe Plator Memaj bijte e prinderve intelektual Teuta dhe Agim Memaj me origjinë nga Zhuri i Prizrenit. Ata realizuan ëndrrën e tyre më të madhe duke diplomuar së bashku në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Gjenevës.

Mes qindra studentëve, Genti dhe Platori morën titullin « Doktor i Mjekësisë » në të njëjtën ceremoni diplomimi, duke emocionuar familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin shqiptar në Zvicër.

Rruga drejt këtij suksesi nuk ishte e lehtë. Pas shumë vitesh studimi intensiv, sakrificash dhe përkushtimi të pandërprerë, dy vëllezërit arritën të kurorëzonin një ëndërr të përbashkët. Për ta, ky moment përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe shpërblimin e mundit të familjes që i mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Historia e Gent dhe Plator Memajt është pritur me krenari nga shqiptarët në diasporë dhe konsiderohet një shembull frymëzues për të rinjtë, duke dëshmuar se puna, disiplinimi dhe këmbëngulja janë çelësi i suksesit.

Në një kohë kur shqiptarët në Zvicër po dallohen gjithnjë e më shumë për arritjet e tyre në arsim, shkencë, biznes dhe jetën publike, suksesi i dy vëllezërve nga Zhuri i Prizrenit është një dëshmi se investimi në dije dhe përkushtimi ndaj profesionit sjellin rezultate që nderojnë jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin shqiptar.

Derniers articles