7.2 C
Berne
vendredi 6/11/2026

Ka ndërruar jete Bajram Isufi (60) nga Gjilani qe kishe ldhje te mira me komuniteitn shqipar ne Gjenevë

Gjilan-Gjenevë, 6 nëntor -Bajram Isufi i cili nderroi jetë sot ne moshen e re 60-vjecare ishte kryeshef i Ndërmarrjes Publike Lokale « Tregu » dhe ish-drejtor i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit. Vdekja e papritur e tij qe shkaktoi dhembje te madhe jo veteëm ne Gjilan por edhe ne diaspore sghqupazre sidomos ne Gjenevë, ku zyrtarët komunalë dhe familjarët njoftuan ndarjen e tij nga jeta dhe organizuan mbledhjen komemorative në Teatrin e Qytetit në Gjilan, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Bajram Isufin, figurë publike dhe ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gjilani. I ndjeri ishte inxhinier i teknologjisë kimike. Studime master: Menaxhment ndërkombëtar. Familja e tij ishte nga Sefert.

Sipas deklaratës së kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, Bajram Isufi ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së dhe kishte kontribuar në luftën për çlirimin e Kosovës. Me pastaj u vu ne shërbimi në institucionet e Gjilanit, fllimisht si Drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjilanit, pastaj si Drejtues i ndërmarrjes publike Eco-Higjiena, Kryeshef i Ndërmarrjes Publike Lokale „Tregu“ në Gjilan, Këshilltar komunal në Kuvendin e Gjilani

Kontributi në sport

Ka qenë kryetar i klubit të hendbollit KH Zhegra. Në vitin 2012 u shpall menaxheri sportiv më i suksesshëm i vitit në Gjilan, për rezultatet e arritura me klubin. I ka kontribuar hendbollin e Kosovës.

Bajram Isufi kishte një rrugëtim që përfshinte luftën, administratën publike, bujqësinë dhe sportin. Kontributi i tij nuk kufizohej vetëm në një detyrë institucionale, por shtrihej në disa fusha të jetës së Gjilanit.

Një lidhje konkrete me Gjenevën

I ndjeri Bajram Isufi përmendet drejtpërdrejt në lidhje me një iniciativë të bashkatdhetarëve të Zhegrës që jetonin në Gjenevë, ku shqiptarët e Gjenevës kishin organizuar një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të Zhegrës. Isufi e kishte përkrahur këtë iniciativë. Ai kishte folur për rëndësinë e kontributit të diasporës dhe mirëmbajtjen e varrezave të të parëve. Fondet për këtë nismë mblidheshin përmes një llogarie të hapur në Gjenevë. Zhegranët e Gjenevës i pastrojnë vullnetarisht varrezat e fshatit. Lidhja e tij me Gjenevën është e dokumentuar të paktën përmes këtij bashkëpunimi në vitin 2013.

Ngushëllime ne emër te redaksise sonë familjes dhe të afërmve të tij. Qofte lehte dheu i Kosoves per të cilin luftoi!

Derniers articles