-0.1 C
Berne
mardi 10/02/2026

Tri poezi të poetes Marigona Zekaj (autore e katër veprave)

Vendi yt

Rrugët ishin zbrazëta, asgjë s’pashë me sy.
Jo pse s’kishte njerëz, por ti s’ishe aty.
Ktheva kokën mbrapa, karriga ishte bosh.
Deri sa rruga përfundoi, të kërkova në çdo qoshe.
Shikova vende të tjera, prapë s’të pashë me sy.
E pyeta veten time: pse ti s’je aty

Ti mësove dhimbjen time

Mësove se ishe ti.
Dhimbja dhe koha për mua,
Mësove të vrasësh
Atë që kurrë s’u shua.

Ti s’mësove asgjë,
Isha unë historia për ty.
E lehtë paska qenë me marrë,
Me ofendu e me fy!

Rrugë të mbushura me pikëllim

Ecte kryelart bukurin
hëna ia merrte,
dielli sot s’rrezatonte,
ajo vetveten e mbërthente.

Ta pyesja nëse e lumtur është
nuk guxoja se bukurinë që kishte
me lot do t’ia mbuloja.

DY FJALE PËR AUTOREN

Marigona Zekaj, e lindur më 02 mars 1992 në fshatin Balincë të Malishevës, është një autore e njohur dhe profesioniste e fushës së drejtësisë. Ajo ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pas diplomimit, Marigona mori një përvojë të vlefshme pune në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ajo punoi për një vit pranë Prokurorisë Themelore në Pejë dhe pastaj për një vit tjetër në Gjykatën Themelore të Pejës, duke fituar njohuri të thella në fushën e drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe, Marigona mori edhe ligjërata të specializuara në të drejtat e procedurës penale dhe civile.

Në fushën e letërsisë, ajo është autore e pasionuar që ka lënë një ndikim të dukshëm. Ajo ka botuar gjashtë vëllime poetike:

1. Rrugët ekzistojnë
2. Varg e lot
3. Mos më lëndo, Pranverë
4. E rëndë pesha e fjalës
5. Gjurmët e mia
6. Dhimbje e murosur

Aktualisht, Marigona është duke punuar në përfundimin e romanit të saj të parë, të titulluar “Lisa”, i cili pritet të botohet së shpejti.
Përveç krijimtarisë letrare, Marigona është e angazhuar edhe në media. Ajo udhëheq emisionin “Rreth Krijimtarisë” në RTV Fontana në Istog, një program që ka arritur të prekë zemrën e shumë telespektatorëve dhe ka krijuar një audiencë të gjerë.

Marigona është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2022 dhe e Lidhjes Shqiptare Europiane që nga viti 2023.
Është fituese e çmimit “Dr. Ibrahim Rugova” në 10-vjetorin e Klubit Letrar “Podguri” në Istog.

Marigona Kelmendi Zekaj vazhdon të kontribuojë në fushën e letërsisë dhe drejtësisë, duke u bërë një figurë e rëndësishme në shoqërinë tonë.

Derniers articles