-0.1 C
Berne
mardi 10/02/2026

Ky vogëlush shqiptar në foto mund të bëhet kryetar i Cyrihut pas 8 marsit, falë votës së zviceranëve dhe diasporës shqiptare. Pse edhe Zvicra t’mos e kete një “Zohran Mamdani”?

Bernë, 10 shkurt — Qysh tani, një muaj para zgjedhjeve, ka nisur “lufta” për drejtimin e qytetit më të madh në Zvicër — Cyrihut. Njëri nga kandidatët që synon postin e kryebashkiakut të këtij metropoli ndërkombëtar ekonomik e kulturor është edhe ky ish-vogëlush zviceran (lart në foto), me origjinë shqiptare, sot një burrë 37-vjeçar dhe politikan i Partisë Liberale Radikale (LPR/FDP), një parti me emër në Zvicër.

Bëhet fjalë për Përparim Avdilin, i cili po përqendrohet fuqishëm në diasporën shqiptare për ta bërë ndryshimin në Cyrih — ashtu siç u bë në Kosovë më 28 dhjetor të vitit të kaluar — shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Përparim Avdili redaktorit të gazetës LeCanton27.ch: Fitorja jonë për kryetar të Cyrihut është në duart e diasporës shqiptare në kantonin tonë!

Kantoni i Cyrihut ka 1.62 milion banorë, ndërsa vetë qyteti mbi 500 mijë banorë — pothuajse sa Mali i Zi si shtet. Sipas shifrave të fundit të OFS-së, në Zvicër jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë (të quajtur “albanofonë”), ku një pjesë e madhe, rreth 50 mijë, jetojnë në Cyrih. Prej tyre, mbi 20 mijë kanë të drejtë vote.

Pra, Cyrihu sot ka pothuajse aq banorë sa Mali i Zi si shtet. Dhe tani imagjinoni komunitetin shqiptar në Zvicër me një kryetar të qytetit më të madh të vendit — a nuk do të ishte krenari? A nuk do të ishte bukur që edhe Zvicra të ketë një “Zohran Mamdani” si në New York, apo si ne Londër një “Sadiq Khan” ?, ka sjrkzar agzeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch 

Por, për ta arritur këtë qëllim, nevojitet vota e diasporës shqiptare. Diaspora jonë, kur arriti të bëjë ndryshimin në Kosovë nga 2 mijë kilometra larg, sigurisht që mund ta bëjë edhe këtu, në Zvicër — në Cyrih.

Të votosh “vogëlushin” 7-vjeçar të dikurshëm, sot politikanin Përparim Avdili, do të ishte edhe një dëshmi tjetër për fjalët e miqve dhe presidentëve zviceranë se shqiptarët janë shembull integrimi dhe suksesi. Siç më tha së fundmi presidentja e Zvicrës, znj. Sutter:
“Pa shqiptarët, Zvicra nuk mund të paramendohet.”

Përparim Avdili ndodhet në kulmin e fushatës së tij për kryetar të qytetit të Cyrihut për zgjedhjet e 8 marsit. Ai kandidon përmes FDP-së dhe aktualisht është edhe deputet.

Në “paketë” me kandidimin për kryebashkiak, ai synon edhe një vend në ekzekutivin e qytetit, ku konkurrenca është e fortë.

Avdili është dëshmuar si politikan me temperament, konsekuent në prirjet e tij liberale dhe me prani të fortë në mediat zvicerane. Ai e ka kthyer jetën e tij në një histori suksesi — si emigrant i gjeneratës së dytë që synon të bëhet kryetar bashkie i Cyrihut.

Programi i tij politik është gjithashtu një përballje me të kaluarën personale: Avdili shpesh është ndier qytetar i dorës së dytë — në shkollë, në kërkim të punës, si praktikant. Këto përvoja e kanë formësuar si politikan. Ai ka luftuar kundër diskriminimit në punësim dhe për barazi qytetare, ndonjëherë edhe kundër vijës së partisë së tij.

I lindur në Maqedoninë e Veriut, Përparim Avdili, si shumë shqiptarë të tjerë, u detyrua të largohej me familjen për shkak të presioneve dhe diskriminimit të regjimeve sllave në ish-Jugosllavi. Ai u vendos në Cyrih kur ishte vetëm një vjeç.

Sipas tij Nëse kemi një Përparim kryetar të Prishtinës, pse të mos kemi edhe një Përparim kryetar të Cyrihut? Ne jemi për përparim, jo për ngecje.”

Derniers articles