13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Haradinaj në tubimin me mërgimtarët në Nurnberg: AAK është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani

« Për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike… » tha dner tjera ish-kreyministrit Ramush Haradinaj gajte tubimit te djehsme ne Nurnberg  te Germaisë
Haradinaj: Krenohmi me mërgimtaret tanë, disaporen shqiptare te cilen dje i kontribuan pamvaresise së Kosovës,  sot ndertimit të shtetit!
Nurnberg, 21 maj -Në Nurnberg të Gjermanisë mbajtëm takim me bashkatdhetarë, në të cilin ishin të pranishëm kryetari Ramush Haradinaj, deputetë, kryetarë komunash, si dhe anëtarë të strukturave. Në këte tubim te madh me mergimtaret te cilet i përshëndeti z.UJke Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjemani, ishin te pranishem edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadriu, kryetare e Aleancës së Gruas në Kosovë Diellaza Kuka, deputeti Pal Lekaj dhe te tjerë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Kryetari Haradinaj falëndroi bashkatdhetarët për mbështetjen ndaj Aleancës, duke e vlerësuar lartë rolin e tyre si në të kaluarën ashtu edhe sot. Haradinaj thënë se mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Haradinaj në vazhdën e vizitës në Gjermani, ka takuar sot strukturën e nëndegës së AAK-së në Bavari.

Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani: Dispora shqiptare mbeshtet Aleancen për zhvillim ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë, përkrah Amerikës dhe botës demokratike

Gjatë fjalimit te kryetarit te AAK-së ne Gjermani z.Ukë Blakaj, ndër të tjera theksoi se « sikur në Kosovë edhe në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës dhe botës, bashkatdhetarët tashmë e kanë të qartë se Aleanca me partnerët e koalicionit është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar, përkrah Amerikës dhe botës demokratike. »
Kurse z.Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani ne vazhdim tha se « AAK-ja kurrë nuk ka qënë më e forte në Gjermani dhe diaspore se sa sot. Mezi po presim zgjedhjet e reja në Kosovë për ta drejtuar vendin me liderin Haradinaj dhe miqtë tanë amerikenë »
Po ashtu, z.Blakaj ka falënderuar strukturat dhe bashkatdhetarët për kontributin e tyre, duke iu bërë thirrje që në ditët në vijim të angazhohen edhe më shumë për ta rritur dhe fuqizuar Aleancën, shtëpinë tonë të madhe politike.

DIASPORA NË MBËSHTETJE TË ALEANCËS

Para një viti isha pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të Aleancës për Bavari. Që nga ajo kohë kryetari i kësaj dege, Selim Hoti, me bashkëpunëtorë ka krijuar një atmosferë pune që ka ndikuar në mobilizmin e strukturave të Aleancës në Gjermani dhe afrimin me bashkatdhetarët tanë.

Sot, në takim me bashkatdhetarë, organizuar nga Këshilli i degës së AAK-së për Bavari, në Nuremberg, përjetova një pritje tejet të ngrohtë. Me ta, pata kënaqësinë që të flasim për zhvillimet në Kosovë dhe proceset që na presin muajt vijues.

Aleanca është partia me mbështetjen më të madhe në Gjermani falë angazhimit e përkushtimit të strukturave të saj. Mbështetja për koalicionin e prirë nga Aleanca është e jashtëzakonshme dhe po rritet çdo ditë.

Për mua dhe Aleancën, bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Ashtu siç kishin rolin e tyre jetik për lirinë e Atdheut, shtetformimin e shtetndërtimin, ata janë pjesë e jona e pandarë në përkushtimin tonë për ta sjellë ndryshimin dhe për ta orientuar Kosovën drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.

Derniers articles