Gjenevë, 8 nëntor (Nefail Maliqi) –Shqiptarët në Zvicër dhe në diasporë po dëshmojnë çdo vit e më shumë sukseset dhe arritjet e tyre në pothuajse të gjitha fushat e jetës. Me punën, talentin, përkushtimin dhe rezultatet e tyre, ata po kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin dhe ngritjen e imazhit të Zvicrës, por edhe në promovimin e kombit shqiptar në Perëndim, shkruan gazeta zvicerane LeCanton27.ch
Shqiptarët në Zvicër, ambasadorë të suksesit dhe krenarisë kombëtare
Një dëshmi e jashtëzakonshme e këtij potenciali është edhe suksesi i orëndreqësit me prejardhje shqiptare, Rexhep Rexhepi, i cili me krijimin e tij «Chronograph Flyback» është nderuar me çmimin prestigjioz «Aiguille d’Or», vlerësimi më i lartë në botën e orëndreqjes.
Orëndreqësi i njohur me origjinë shqiptare, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin më prestigjioz në industrinë botërore të orëve, “Aiguille d’Or”, në edicionin e 26-të të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), të mbajtur më 7 nëntor në Gjenevë
Prandaj, ish-presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, nuk i tha rastësisht redaktorit të gazetës zvicerane LeCanton27.ch, vitin e kaluar në Bernë, se: «Zvicra nuk mund të paramendohet pa shqiptarët!»
Të njëjtin vlerësim e ka shprehur edhe presidenti aktual i Zvicrës, z. Guy Parmelin, gjatë një dreke presidenciale me gazetarët ndërkombëtarë në Bernë, ku ishte i pranishëm edhe gazetari ynë i njohur ndërkombëtar, Nefail Maliqi.
Pyetje se gazetarit shqiptar per imazhdin diaspores ne Zvicër, presidenti Parmelin ju është pergjgijur se: «Shqiptarët sot në Zvicër janë shembull integrimi dhe suksesi, jo vetëm në futboll, por edhe në shumë fusha të tjera, nga gastronomia deri te deputetët dhe ndërtimtaria»..
Por shqiptarët në Zvicër nuk ndalen me kaq. Ata po korrin suksese edhe në fusha të tjera, si inovacioni, teknologjia, shkenca, arti dhe shpikjet. Dhe në këtë rast kemi një lajm shumë të veçantë: më 7 nëntor 2026, çmimin Aiguille d’Or e fitoi orëndreqësi shqiptaro-zviceran Rexhep Rexhepi, për orën e tij Chronograph Flyback
Ky sukses nuk është vetëm një arritje individuale, por edhe një dëshmi se talenti, puna dhe këmbëngulja e shqiptarëve mund të arrijnë majat e suksesit botëror.
Nga sporti te politika, nga biznesi te gastronomia, nga ndërtimtaria te shkenca dhe inovacioni, shqiptarët po dëshmojnë se janë pjesë e pandashme e shoqërisë zvicerane dhe kontribuues të rëndësishëm në zhvillimin e saj.
Sukseset e tyre janë krenari për Zvicrën, por edhe një pasaportë e artë për imazhin e kombit shqiptar në botë.
Pse është kaq i rëndësishëm ky çmim?
– Konsiderohet si çmimi më i lartë në botën e orëve luksoze.
– Shpesh krahasohet me çmimin Oscar në kinematografi.
– Jepet nga Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).
– Vlerëson mjeshtërinë, inovacionin, mekanikën dhe estetikën e orës.
Pra, a është ora më e mira në botë?
Në kuptimin e vlerësimit profesional të GPHG për atë vit, po: është fituesja absolute e çmimit kryesor mes orëve të përzgjedhura.
Dhe kjo e bën suksesin e Rexhep Rexhepit edhe më të jashtëzakonshëm: një mjeshtër shqiptar që arrin majën e horologjisë botërore.

