-0.4 C
Berne
jeudi 26/12/2024

PE miratoi rezolutën për Kosovën, juristët tregojnë efektet e saj – ja çfarë pasojash mund të ketë Serbia

Të enjten (19 tetor) Parlamenti Evropian ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Kjo rezolutë u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit.

Teksti i kësaj rezolute është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE.

Autori dhe nismëtari i kësaj rezolute, Tonino Picula, deklaroi pas votimit se “sulmi terrorist është një pikë kthese e paprecedent në periudhën e pasluftës dhe kërkon një reagim serioz politik, si për shembull masat e shënjestruara kundër aktorëve që destabilizojnë veriun e Kosovës. Picula kritikoi vazhdimin e raporteve të ngushta të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke thënë se “kjo seriozisht vë në dyshim orientimin strategjik të Serbisë”

Në tekstin e rezolutës, sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë cilësohet “sulm terrorist”, përderisa Serbia kritikohet për disa veprime sikurse mosdistancimi i qartë nga sulmi, madhërimi i pjesëtarëve të grupit të armatosur të serbëve që kryen sulmin dhe shpalljen e ditës së zisë në Serbi për tre sulmuesit e vrarë.

Kjo rezolutë u mirëprit edhe në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së fundit parlamentare.  Përmes kësaj rezolute parashihet forcimi i pozicionit të Kosovës karshi shteteve të Bashkimit Evropian.

Derniers articles