4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kosova me afer Evropes me shërbimin e ri financiar digjital “OneFor”, ministri Murati: I bënë më të lira, e më të shpejta transferimet dhe pagesat online

Prishtine, 13 shtator -Edhe një investim kapital i filantropit Lazim Destanit në tokat shqiptare! Kesaj radhe ne Prishtine vjen me Institucionin më të ri te teknologkise bashkehore-financiar « One For » me drejtor Ilir Aliu.

Lazim Destani: Më mire ta sjellim Evropen ketu, se ne te shkojme atje!

Keshtu, mbreme ne kryeqytetin e Republikes se Kosoves ne Prishtine ne medin e rreth 500 pjesemarresve është lansuar aplikacioni “OneFor” i cili shërben për kryerjen e shërbimeve financiare përmes telefonit, ku me këtë rast Kosova është bërë destinacioni i radhës që “OneFor” e ka futur në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale. Ne ceremonine e ketij evenmenti moren pjese pos krereve te OneFor » edhe ministri i Ekonomise Hekuran Murati, pjesetar tjere te Qeverise, lidere politik, perfsqesues nga Familja Jashari,  biznesmen, media etj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Aplikacioni OneFor shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

Ministrit i Financave, Hekuran Murati duke pershendetir te pranishmit ka uruar kreret e One tha se shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online.

“Me vjen mirë që jam këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon avantazhet e të qenit online. Deri më tani ka pasur raste të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative në vendin tonë, mirëpo ka pasur pak raste kur kjo është shfrytëzuar për të avancuar tutje fushat e caktuara. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, ka thene ministri Murati, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

»One For» nje lidhje e re e Evropes, e diaspores me vendlindjen ne favor te perspektives se rajonit

Ndersa Ilir Aliu, drejtor menxhues i OneFor Holding, tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se synimi i kompanisë është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më gjerë.

“Jemi kompani e re ne Kosovë por edhe në BE. Ne filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtet të BE-së, mirëpo fokusin e kemi në shtet fillimisht gjermanofolse. Në të njëjtën kohe ne jemi prezent edhe më nënte shtete jashtë EU-së. Synimi jonë është që të përfshijmë rajonin në Ballkanin por gjithashtu tutje në nivel të tjera. Jemi për shërbime digjitale financiare. Ne mendoj që Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare”, shtoi ai.

Guvernatorit i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli, tha se BQK-ja ka marrë veprimet e nevojshme për sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione.

“Një platformë që është licencuar nga BQK-ja. Për BQK sistemi i pagesave efikas e i sigurt mbetet objektivi kryesor. BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione financiare jo bankare. Në mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja ne financa”, tha ai.

OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e OneFor Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës.

PayPal s’vjen ne Kosove, po Shqipet tona e bejne PayPal-in e vet. Pra per te gjithe juve qe keni probleme me pagesa OneFor, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë. Kujdese bashekepunimi fillon me ju me njje dhurate, ky muaj regjistrimi do jete per ju gratis. Miresevini!

OneFor Kosovë eshte nje superlajm per qytetaret e Kosoves!

OneFor Kosova , insitucion financiar i licencuar nga BQK si Institucion financiar jo-bankar, ku u njoftuam në lidhje me lansimin e aplikacionin për shërbime digjitale financiare edhe në Kosovë. OneFor është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

OneFor Holding GmbH me seli ne Gjermani është kompania amë e OneFor Kosovës, e cila ka rreth 70 të punësuar në Kosovë. OneFor është i qasshëm për të gjithë në të dy platformat iOS dhe Android.

OneFor vjen në Kosovë pas një përvoje të suksesshme në Evropë. Përmes OneFor aplikacionit përdoruesit marrin kuletën digjitale së bashku me kartelën e pranuar ndërkombtarisht Mastercard, me të cilën mund të realizojnë pagesa, IBAN Evropian për dërgim dhe pranim të parave më shpejtë brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe shumë funksione tjera super atraktive.

Derniers articles