6 C
Berne
vendredi 13/11/2026

Kurit – Parmelin: Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës shqiptare me popullin dhe shtetin zviceran

Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) pata kënaqësinë të bisedoj me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin.
Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran. Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat.
Presidenti Guy Parmelin: Marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë Excellent!
Ditë më parë, presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, përmes gazetës zvicerane në gjuhën shqipe LeCanton27.ch, i kishte përcjellë urimet e tij Kosovës për stabilitetin institucional, zgjedhjen e presidentes së re dhe formimin e Qeverisë së re.

Ne kemi nënshkruar me partnerët tanë një marrëveshje të tregtisë së lirë, të cilën dëshirojmë ta zbatojmë. Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet për të garantuar stabilitetin në rajon.

Kam pasur rastin ta takoj dy herë kryeministrin e Kosovës, zotin Albin Kurti. Herën e fundit jemi takuar në Davos, ku arritëm marrëveshjen me EFTA-n, e cila nga 1 tetori ka hyrë në zbatim. Kjo përbën një mundësi të re për ekonominë dhe bizneset e Kosovës, si dhe për produktet “Made in Kosova”.

Sa u përket marrëdhënieve tona me Prishtinën zyrtare, mund të them se marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Edhe diaspora kosovare këtu në Zvicër është sot shembull integrimi dhe suksesi.

Derniers articles