Prishtine, 13 nentor -Një paralajmërim i pazakontë nga përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për protesta të mundshme në ditët në vijim ka shkaktuar habi dhe shqetësim në opinionin publik. Por, kush qëndron pas këtij informacioni dhe mbi çfarë bazohen paralajmërimet për përshkallëzim të mundshëm të situatës?, jane këto vetem disa pyetje te parashtruara nga gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Kush paralajmëroi Amerika apo Anu Prattipati për protesta në Prishtinë sikur te ishim ne prag lufe e jo një vend me stabil dhe me i sigurt ne Evropë
Një njoftim i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, i bërë publik nga Anu Prattipati, e Ngarkuar me Punë e SHBA-së në Kosovë, ka hapur një debat të ri në opinionin publik kosovar. Paralajmërimi isaj për protesta të mundshme gjatë ditëve në vijim, të cilat sipas saj mund të nisin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzohen pa paralajmërim, ka ngritur një sërë pikëpyetjesh.
Ajo që bie në sy është se, deri në publikimin e këtij njoftimi, në opinionin publik nuk kishte informacione të qarta për ndonjë protestë të madhe të paralajmëruar, me datë, organizatorë dhe kërkesa konkrete.
Atëherë, çfarë di diplomacia amerikane që nuk e di publiku në Kosovë?
Mbi çfarë informacionesh mbështetet një paralajmërim i tillë? A bëhet fjalë për informacione konkrete të sigurisë, për një vlerësim rutinor të rrezikut, apo për një paralajmërim të përgjithshëm që nuk lidhet me ndonjë organizim të caktuar protestues? he tash, nuk eshte cdi qèë ndokush mudn te qohet ne rpteste tjeshte për t’ia bëre qejfin Anu Prattipati ose per mos me e qitë n’rrenë :-))
Deri më tani, në njoftimin publik nuk janë identifikuar organizatorët, grupet që mund të jenë të përfshira apo datat e mundshme të protestave.
Pse ky paralajmërim pikërisht tani? Kur Kosove aktualisht eshte vendi me i stabil dhe me i sigurt ne Evropë!
Koha e publikimit të këtij njoftimi është një tjetër element që meriton vëmendje. A ekziston rreziku i shfrytëzimit të protestave për destabilizim?
Kosova aktualisht nuk po përjeton ndonjë valë të njohur protestash masive. Madje, edhe protestat e zhvilluara në periudhën e fundit nuk kanë dëshmuar ndonjë mobilizim të gjerë e të vazhdueshëm qytetar. Ishi disa protesta te volgla e disa edhe deshtuan, sepse qyetaret jane veteidjesuar dhe poeverjne progres dhe perspektive, qe shume merimtare po kthehn nga Zvicra, dhe vendet tjera evrpiane t epuojne en Kosovë dhe nuk ka intersim te qytetareve për trazira te tilla aq me tepr kur Serbia po rrine me nje kembe qe ta shyrtezuar rastin e cdo xise të desatblizimit te situates ne rajon.
Në këtë kontekst, paralajmërimi për protesta dhe mundësinë e përshkallëzimit të tyre duket se ka krijuar më shumë pikëpyetje sesa qartësi.
Disa qytetarë mund ta interpretojnë një njoftim të tillë si sinjal për një situatë të mundshme destabilizuese, e disa si nxitje per traira… Ndërsa të tjerë mund ta shohin si një paralajmërim rutinor diplomatik për sigurinë e shtetasve amerikanë.
Megjithatë, është e rëndësishme të mos ngatërrohen paralajmërimet e sigurisë me mbështetjen apo nxitjen politike të protestave. Për këtë të fundit nuk ka prova publike në njoftimin e publikuar.
Dihet se çdo situatë e tensionuar brenda Kosovës mund të shfrytëzohet politikisht nga aktorë të jashtëm, përfshirë ata që nuk e shohin me interes forcimin e stabilitetit dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës.
Në këtë drejtim, nuk mund të përjashtohet si hipotezë mundësia që individë apo grupe të caktuara të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësitë eventuale qytetare për qëllime politike ose destabilizuese pas te clive mund te qednrojen edhe sherbime te huaja fqinje, anti Kosoves!
A po dërgon Anu Prattipati një mesazh diplomatik përtej paralajmërimit të sigurisë?
Anu Prattipati nuk është ambasadore e konfirmuar nga Senati amerikan, por diplomate karriere që ushtron funksionin e të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Por pikërisht për këtë arsye, deklaratat e tilla meritojnë qartësi dhe transparencë, sidomos kur bëhet fjalë për paralajmërime që mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe stabilitetit të një vendi. Kosova nuk duhet të trajtohet si një vend në prag të krizës pa fakte
Kosova ka kaluar nëpër periudha të vështira politike dhe të sigurisë, por kjo nuk do të thotë se çdo paralajmërim për protesta duhet të interpretohet si shenjë e një krize të afërt.
Stabiliteti institucional, siguria publike dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës janë çështje me rëndësi të veçantë. Prandaj, çdo deklaratë që mund të krijojë shqetësim te qytetarët duhet të shoqërohet me sqarime sa herë që kjo është e mundur.
Edhe më pak duhet lejuar që paralajmërimet e pakonfirmuara të kthehen në burim paniku, frike apo spekulimesh për largimin e qytetarëve nga vendi.
Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por thelbësore: Çfarë di Ambasada Amerikane për protestat e paralajmëruara në Prishtinë, kush i ka identifikuar ato dhe mbi çfarë informacionesh është ndërtuar paralajmërimi për përshkallëzim të mundshëm?
Kosova nuk ka nevojë për panik, por për transparencë. Nuk ka nevojë për spekulime, por për fakte. Dhe mbi të gjitha, çdo zhvillim që prek sigurinë e saj duhet të trajtohet me përgjegjësi, si nga institucionet vendore, ashtu edhe nga përfaqësitë diplomatike të akredituara në vend.

