Dy kryeministra të Ballkanit Perëndimor, dy vizita në Paris dhe dy mënyra krejt të ndryshme të pasqyrimit në median franceze. Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes dhe u takua me Emmanuel Macronin, por vizita e tij nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e gazetave kryesore franceze. Ndërkohë, kyemnsitri tjeter shiptar Albin Kurti u bë protagonist i një interviste të posaçme në prestigjiozen “Le Monde”.
Pse mediat franceze injoruan viziten e Edi Rames ne Paris? Cfare tha Albin Kurti per në një inerviste ne prestigjozen Le Monde
Rama shkoi në Paris, mori pjesë në Forumin e Paqes dhe foli për zgjerimin e BE-së, protestat në Shqipëri dhe projektin e lidhur me Jared Kushner. Këtë e raportuan mediat shqiptare, kryessiht ngaa to qe kosdoerohen të Ramës.
Le Monde duket se ka më shumë interes editorial për krizën politike dhe shoqërore që po përjeton Shqipëria sesa për aktivitetin diplomatik të Edi Ramës.
Në reportazhin e 3 nëntorit, Le Monde e lidh drejtpërdrejt krizën shqiptare me zhvillimet në Serbi dhe humbjen e forcës politike të Vuçiçit. Gazeta vuri në dukje edhe shpresat e studentëve shqiptarë për një zhvillim të ngjashëm në Shqipëri. Madje citon një analiste që thotë se studentët shqiptarë shpresojnë për një zhvillim të ngjashëm me atë serb. Nga ana tjetër, pakënaqësia ndaj qeverisë nuk është vetëm një debat në rrjetet sociale. Reuters, DW dhe Le Monde kanë raportuar për protestat studentore dhe kërkesat për dorëheqjen e Ramës.
Ndërkohë, gazeta prestigjoze “Le Monde” publikoi një intervistë të posaçme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku trajtohen integrimi evropian i Kosovës, marrëdhëniet me Francën, siguria rajonale dhe raportet me Serbinë.
Kontrasti është i dukshëm: Rama në Paris, por pa një intervistë apo artikull të posaçëm në gazetat kryesore franceze; Kurti në Paris, me hapësirë të dedikuar në një nga gazetat më prestigjioze të Evropë. Albin Kurti qëndroi në Paris nga 7 deri më 10 nëntor dmth kater ditë, kurse Edi Rama ishte në Paris vetem dy dite, më 9 dhe 10 nëntor
A është kjo thjesht një zgjedhje editoriale e mediave franceze, apo pasqyron edhe një ndryshim të interesit ndërkombëtar ndaj zhvillimeve politike në Ballkan?
Një gjë është e sigurt: Vërhet nje zbehja e vizitave dhe deklataave te Edi Ramas në mediat franceze dhe evropaine. Dhe pikërisht këtu nis historia që meriton të analizohet.
Kurti në Paris: një intervistë në gazetën më prestigjioze franceze
Në këtë panoramë, vizita e Albin Kurtit në Paris paraqet një kontrast interesant. Kryeministri i Kosovës zhvilloi një vizitë treditore në Francë, ku mori pjesë në Forumin e Paqes dhe u takua me Emmanuel Macronin në Pallatin Élysée. Por ajo që e dallon këtë vizitë është vëmendja që i kushtoi gazeta franceze Le Monde.
Më 11 nëntor, gazetari Emmanuel Grynszpan publikoi një intervistë të posaçme me Albin Kurtin, me titull: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon anëtarësimin në BE mbi bazën e meritave dhe jo përmes një dere të pasme. («Le premier ministre du Kosovo, Albin Kurti, veut une accession à l’UE fondée sur le mérite, et non pas par une porte dérobée».)
Në këtë intervistë trajtohen integrimi evropian i Kosovës, marrëdhëniet me Francën, projektet infrastrukturore dhe energjetike, si dhe sfidat e sigurisë në rajon.
Nuk bëhet fjalë thjesht për një njoftim protokollar të takimit me Macronin, por për një intervistë politike të drejtpërdrejtë, në një nga gazetat më me ndikim në Evropë.
Ky është një dallim i rëndësishëm në mënyrën se si u pasqyruan tri vizitat. Dallimi ndërmjet Ramës, Vuçiçit dhe Kurtit nuk qëndron vetëm te mënyra se si u pritën në Paris.
Ai duhet parë edhe në raport me realitetin politik brenda vendeve të tyre
Në Shqipëri, debati për përqendrimin e pronësisë së mediave, transparencën e financimit dhe ndikimin politik mbi hapësirën mediatike është ngritur vazhdimisht nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet evropiane.
Në Serbi, zgjedhjet e tetorit 2026 treguan se një lëvizje qytetare e mbështetur nga studentët mund të shndërrohet në forcë vendimtare elektorale dhe të sfidojë një strukturë të konsoliduar pushteti.
Ndërsa në Kosovë, Albin Kurti ka ndërtuar një profil politik të lidhur ngushtë me mbështetjen elektorale dhe me një narrativë të fortë për sovranitetin dhe integrimin evropian.
A po ndryshon qasja e Evropës ndaj liderëve të Ballkanit?: Por ato ngrenë një pyetje thelbësore: sa e qëndrueshme është një qeveri kur imazhi i saj ndërkombëtar nuk përputhet me debatet dhe pakënaqësitë brenda vendit?
Megjithatë, është e qartë se marrëdhëniet diplomatike nuk maten vetëm me pritjet në pallate presidenciale.
Evropa i vlerëson vendet e Ballkanit edhe përmes standardeve të demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, lirisë së medias dhe funksionimit të institucioneve.
Në këtë kontekst, rasti i Serbisë është një zhvillim që duhet analizuar me vëmendje. Ai tregon se asnjë strukturë politike nuk është e paprekshme nga ndryshimet e opinionit publik.
Edhe për Shqipërinë, pyetja nuk është nëse Edi Rama do të ketë apo jo një fotografi tjetër me Macronin. Pyetja është nëse qeverisja do të arrijë të ruajë besimin publik, sespe fotografitë kalojnë, realiteti politik mbetet
Rama, Vuçiçi dhe Kurti u gjendën në Paris, në orbitën diplomatike të Emmanuel Macronit. Por vizitat e tyre nuk patën të njëjtën pasqyrim mediatik dhe u zhvilluan në kontekste të ndryshme politike. Parisi mund t’i presë të gjithë. Por historia politike e secilit shkruhet në vendin e tij.

