6 C
Berne
vendredi 13/11/2026

Elizabeta – Zviceranja qe ja kishte dhuruar tërë pasurinë dhe zemrën UCK-së. Amanet e kishte lënë që të varroset me hoxhë ne Kosovë! 

Një jetë mes dy atdheve, një kontribut i veçantë për lirinë e Kosovës dhe një amanet i fundit: të prehej në tokën e saj të dashur. Historia e saj është një histori e veçantë e lidhjes së një gruaje të lindur në Zvicër me Kosovën. Elizabeta Poniku lindi në Gansingen të Kantonit të Argaus. Ajo nderroi jete ne vitin 2024, edhe pak dite behen gati 3 vite. Eliszabeta e kishte elen amantet qe te varroset me hoxhë, me rite islame ne Kosove, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Një emër që meriton të kujtohet – Eliazabeta.. OVL e UCK-së mirënjohje për rolin dhe kontributin e saj !

Por, zviceranes, lamtumira e fundit ju dha në Lubiçevë (Malesi e Vërrinit)të Prizrenit.
Në këtë formë, me rite fetare islame, të mërkurën u varros, Elisabetë Poniku. Pavarësisht kontributit të madh për UÇK-në, në varrimin e saj nuk u panë zyrtarë nga Komuna e Prizrenit e as nga OVL e UÇK-së në këtë qytet.

Ka histori njerëzore që nuk maten me prejardhje, kombësi apo kufij shtetërorë, por me dashurinë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj një populli në ditët më të vështira të historisë së tij. Një histori e tillë është edhe ajo e Elizabetë Ponikut, gruas së lindur në Zvicër, e cila zgjodhi ta lidhë jetën dhe fatin e saj me Kosovën dhe me përpjekjen e shqiptarëve për liri.

Në vitet e ’90-ta, në kohën kur Kosova përjetonte represionin dhe dhunën e regjimit serb, Elizabeta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni. Jeta e tyre në Zvicër do të merrte një drejtim të veçantë, kur çifti ra në kontakt me gjeneralin Jashar Salihu dhe u përfshi në aktivitetet logjistike të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zvicër.

Elizabeta ishte e bija e një legjionari dhe ushtaraku. E lindur në Zvicër, ajo ndërtoi jetën e saj familjare me një shqiptar nga Prizreni, por me kalimin e viteve Kosova u bë pjesë e pandashme e jetës së saj.

Amaneti i fundit: të varroset me hoxhë në Kosovë

Dashuria e saj për Kosovën nuk përfundoi me mbarimin e luftës. Përkundrazi, lidhja me vendin u bë edhe më e fortë. Amaneti i fundit i Elizabetës ishte që, pas ndarjes nga jeta, të varrosej në Kosovë, në vendin me të cilin kishte lidhur historinë e saj personale dhe kontributin e saj për liri.

Më 18 janar 2024, asaj iu dha lamtumira e fundit në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, me rite fetare islame, duke u prehur në tokën që kishte zgjedhur ta quante shtëpi.Historia e Elizabetë Ponikut është dëshmi se përkushtimi ndaj lirisë nuk njeh kufij. Ajo nuk ishte shqiptare nga lindja, por u bë pjesë e një kapitulli të rëndësishëm të historisë shqiptare përmes veprave dhe sakrificës së saj.

Kontributi i saj në logjistikën e UÇK-së, ndihma financiare dhe angazhimi për sigurimin e armatimeve, siç dëshmohet nga bashkëshorti i saj, janë pjesë e historisë së solidaritetit që shqiptarët patën në vitet më të rënda të luftës. E pavarësisht se Elizabeta dha gjithçka nga pasuria e saj për UÇK-në, në varrimin e saj nuk u panë nga Organizata e Veteranëve të Luftës?!

Shpesh kujtojmë emrat e luftëtarëve, komandantëve dhe figurave të njohura të historisë sonë, por pas përpjekjeve për liri qëndronin edhe njerëz të tjerë, larg frontit, të cilët kontribuuan me gjithë mundësitë që kishin.

Elizabetë Poniku ishte njëra prej tyre.

Ajo lindi në Zvicër, jetoi mes dy botëve, por amanetin e fundit e la në Kosovë. Sepse atdheu nuk është gjithmonë vetëm vendi ku lind. Ndonjëherë është vendi për të cilin vendos të sakrifikosh dhe ku dëshiron të prehesh përgjithmonë.

Lavdi dhe respekt për kontributin e saj. Kujtimi i Elizabetë Ponikut qoftë i përjetshëm!

Derniers articles